Spartak Braho kërkoi shkarkimin – Çelo Hoxha: Nuk i heq asnjë presje studimit tim. Komunistet kryen krime të renda gjatë LDB

 

Çelo Hoxha, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë e ISKK gjatë vitit të kaluar. Paraqitja e tij në Komision ishte prezantuar që në mëngjes nga gazeta Dita, e cila e kishte shtënë në dorë një kopje të raportit ende pa u bërë raportimi i ISKK në Kuvend.

Me anë të së njëjtës gazetë, e cila ka më shumë se një vit që sulmon ISKK, në përpjekje për të frenuar zbardhjen e krimeve të komunizmit, Spartak Braho, anëtar i Komisionit të Ligjeve, lajmëronte se do të kërkonte shkarkimin e drejtorit Hoxha, gjë që e ka bërë qysh prej 23 dhjetorit 2019, kur zoti Hoxha u zgjodh në atë post. Zoti Braho nuk e pranon dot faktin që zoti Hoxha ka botuar një studim shkencor, ku ka ekspozuar krimet e luftës të kryer nga ushtria partizane dhe personat përgjegjës për këto krime. Shumë nga këta persona përgjegjës për krime konsiderohen dëshmorë, titull që u është dhënë nga regjimi komunist. Zoti Braho e mbajti fjalën, në diskutimin e tij u përqendruar pikërisht te lufta dhe shkarkimi i zoti Hoxha.

Në përgjigjen e tij, Çelo Hoxha i deklaroi se ai u qëndron besnik gjetjeve të studimit të tij shkencor, lidhur me luftën. Ai i bëri thirrje Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit që për çështjet e historisë të respektojnë mendimin e autoriteteve shkencore dhe institucionet shkencore dhe jo të ndikohen nga persona që s’kanë asnjë lloj kualifikimi profesional të flasin për historinë.

I pyetur nga gazeta jonë, për çështjen e zgjedhjes së tij që u diskutua në Komision, zoti Hoxha tha se është çështje e mbyllur. Është bërë një votim konfirm ligjit, dhe nuk ka pasur asnjë lloj ankimi në gjykatë. Kjo është procedura, u shpreh zoti Hoxha, ndërsa ata që dërgojnë letra poshtë e lartë janë ca ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, që përdoren nga autoritete malinje.

Deputetja e Vasilika Hysi u interesua posaçërisht për marrëdhëniet e bashkëpunimit të ISKK me Autoritetin e Dosjeve (AIDSSH). Zoti Hoxha i vlerësoi këto marrëdhënie si të mira, por AIDSSH, sipas tij, përfshihej në shumë veprimtari që dilnin jashtë autoritetit të AIDSSH.