SPAK të vazhdojë me Ramën”, Tabaku denoncon bojkotin e maxhorancës në komisionin për Inceneratorët

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në një dalje për mediat akuzoi maxhorancën që nuk do që t’i shkojë deri në fund hetimeve për aferën e inceneratorëve.

Ajo theksoi se refuzimi i sotëm i PS për të bojkotuar mbledhjen e komisionit ishte justifikim dhe i papranueshëm, ndërsa paralajmëroi se nëse përsëritet situata do të shkohet deri te paditë penale. Mes të tjerash Tabaku i bëri thirrje SPAK që të hetojë skandalin, duke vijuar me njerëz me pushte, duke e nisur nga kryeministri Edi Rama.

“Refuzimi i PS ishte me justifikimin se ka përfunduar sesioni parlamentar. Por sot që flasim këto seanca janë duke u mbajtur. Është për të ardhur keq që PS bojkoton sot mbledhjen. PS premtoi se nuk do të kishte mbrojtje politike për këtë çështje. Ky komision dhe SPAK po i afrohen të vërtetës.
Ndërkohë që Lefter Koka është fillimi, i pari që duhet të shkojë para drejtësisë, PS është vënë në mbrojtje të interesit korruptiv, Kokës, Gugallës, Mërtirin. Po përpiqet që të mbrojë edhe persona të tjerë politik të përfshirë në këtë aferë. Kemi kërkuar që hetimi të vazhdojë me zotin Edi Rama, si person i lidhur dhe mbrojtës kryesor me këtë aferë korruptive. Me Arben Ahmetajn, si person që ka njohje me biznesmenët e inceneratorëve, ne Gjiknurin që ka dhënë inveneratorët e Elbasanit dhe të Tiranës, dhe me Veliajn, Qazim Sejdinin dhe Subashin. Pa vënë drejtësi për këta persona, SPAK dhe Komisoni Hetimor s’kanë për të kryer punën e tyre. Shqiptarët duhet të dinë se ku ka shkuar 430 mln eurot të aferës së inceneratorëve.

Sot e kuptoj që pse institucionet shtetërore refuzojnë që të japi, përgjigje. I njoftova se ne do të vazhdojmë me padi penale nëse vazhdon kjo situatë. Avokatët mediatikë nuk mund të ndalojnë punën e PD që ka nisur të denoncojë këtë aferë që në 2016-ën. E kuptoj se pse koncensionari nuk jep të dhëna. Sot janë publikuar të dhëna sensitive të të ardhurave të të gjithë shqiptarëve, shteti refuzon që të japë llogari për të ardhurat e shqiptarëve, për fondet e buxhetit. 40 kompani fiktive janë krijuar dhe kanë pasur pagesa për individë pa kryer punë.

Babai i deputetit të PS, Alqi Bllako, është vërtetuar, përveç Kokës. Jemi të gatshëm që të shkojmë deri në fund këtij grupi të strukturuar kriminal. I bëjmë thirrje SPAK që të shtrihet te personat me pushtet. Sot Lefter Koka është pa mandat dhe mbrojtje. Ata që janë me mandat deputeti dhe pushtet e mbrojtje të hetohen. Askush nuk është mbi ligjin.”, tha Tabaku.