SPAK kërkon pushimin e çështjes për Ardian Dvoranin

Prokuroria e posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj ish-drejtuesit të KED, Ardian Dvorani, i cili ishte paditur nga presidenti i vendit Ilir Meta.

17 mins më parë 0

Prokuroria e posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj ish-drejtuesit të KED, Ardian Dvorani, i cili ishte paditur nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Presidenti e akuzonte Dvoranin për disa shkelje gjatë procesit të verifikimit të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Pushimi i çështjes është kërkuar me argumentin se nuk ka vepër penale. Seanca do të zhvillohet në gjykatën e posaçme këtë të martë në orën 9.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.

etë Gjykata Kushtetuese nuk e njohu Vorpsin si anëtare, edhe pasi kjo e fundit u betua pranë një notereje Nga ana tjetër Xhaferllari, e dekretuar nga Meta, nisi menjëherë nga puna pas betimit të saj në presidencë, duke e çuar kështu në katër numrin e anëtarëve, si pasojë e shkarkimit të Besnik Muçit, pasi u “dogj” nga Vetingu. Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese janë: Vitore Tusha, Fjona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Presidenti Ilir Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.
Presidenti e akuzonte Dvoranin për disa shkelje gjatë procesit të verifikimit të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Pushimi i çështjes është kërkuar me argumentin se nuk ka vepër penale. Seanca do të zhvillohet në gjykatën e posaçme këtë të martë në orën 9.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.

etë Gjykata Kushtetuese nuk e njohu Vorpsin si anëtare, edhe pasi kjo e fundit u betua pranë një notereje Nga ana tjetër Xhaferllari, e dekretuar nga Meta, nisi menjëherë nga puna pas betimit të saj në presidencë, duke e çuar kështu në katër numrin e anëtarëve, si pasojë e shkarkimit të Besnik Muçit, pasi u “dogj” nga Vetingu. Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese janë: Vitore Tusha, Fjona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Presidenti Ilir Meta e akuzoi Dvoraninpër veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.