SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka

Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve,

Burime bëjnë me dije  se forcat operacionale kanë mbërritur paraditen e sotme në Durrës, dhe kanë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe Kokën, të cilit pritet që ti komunikohet dhe masa e arrestit.

Përveç Kokës burimet saktësojnë se ka dhe disa persona të tjerë të shoqëruar, të cilëve në vijim pritet që t’iu komunikohet edhe akuza.

Lefter Koka u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, por dha dorëheqjen më pas, pa shkelur asnjë ditë në Kuvend.

Koka duket se ka qenë në dijeni të hetimeve të SPAK, dhe për këtë shkak dha dorëheqjen, ndërkohë që emri i tij ka qenë i kallzuar nga vetë LSI.

Paraprakisht Fax News mëson se akuza e ngritur ndaj Lefter Kokës është ajo e shpërdorimit të detyrës dhe e shkeljes së barazisë në tendera.

Hetimet për dosjen që çoi në pranga Kokën janë kryer nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.