Spaho në krah të qeverisë për vaksinat . Mos besoni ata që shohin armik pas çdo ferre

Deputeti demokrat Edmond Spaho e nisi fjalën e tij me një apel për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID duke iu bashkur keshtu fusahtes se qeverise . Spaho deklaroi se duhet të besojmë te vaksina dhe jo te ata që shohin një armik prapa çdo ferre.

“Drejtohuni në qendrat e vaksinimit. Nëse nuk vaksinohemi do humbin jetë njerëzish. Vdekshmëria po zbret në mosha të reja. Nuk jemi popull që nuk jemi mësuar me vaksinimin. Në sajë të vaksinimit kemi shpëtuar nga sëmundje të tjera vdekjeprurëse. Besojini vaksinës dhe shkencës dhe jo atyre që prapa çdo ferre shohin një armik”, deklaroi Spaho.

.