Spaho kundër Berishës dhe Kokalarit. Deputeti i PD-së i thur lavde Erion Veliajt

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka bërë një deklaratë të papritur në Komisionin e Ekonomisë, ku ka vlerësuar punën e bërë nga Bashkia e Tiranës sa i takon çështjes së pastrimit të qytetit.
Deklarata e Spahos vjen menjëherë pas thirrjes se një prej mbështetësve kryesore të z. Berisha , Evi Kokalari e cial dje ne foltoren e Pogradecit e cilësoi Eion Veliajn si me te rrezikshëm me më të keq se Edi Rama, “Ndërsa të gjithë janë të zënë me çfarë po ndodh me Berishën, me PD, të tërë luftojnë Edi Ramën, dua të ju them që të keni mendjen te Erion Veliaj, është kokë e këmbë individ i George Soros. Edi Rama mund të ikë, por Erion Veliaj është më i rrezikshëm se ai,”- tha znj Kokalari ne fajlen në krah te z. Berisha ne foltoren e Pgardecit nje dite me parë ku ishte i pranishëm e z.Spaho .
Qëdërimi i z. Spahu mund të ndryshojë anën e të gjithë historisë. Në ndryshim nga partia pjesë e të cilës është Spaho, vetë deputeti sheh ndryshime të qenësishme në pastërtinë e qytetit që drejtohet nga një prej politikanëve më të sulmuar deri dje nga opozita  ne menyre te vecante nga foltorja e z. Berisha.
“Unë një pyetje kam për zotin Veliaj, paraprakisht dua të them që ka përmirësim në pastrimin e Tiranës, është i dukshëm, desha të dija nëse kompanitë e pastrimit do të investojnë në teknpologji, pluhuri që gjendet anës rrugëve duhet të presësh motin që të lahet, a ka ardhur koha që të hiqet fshesa në ato zona ku mund të hiqet?”, tha Spaho gjatë fjalës së tij.
Qëndrimi i z Spaho në mbështetje të Erion Veliaj shkon kundër qëndrimit te deritanishëm qëndrimit te z. Berisha që i konsideron Soros dhe njerëzit e tij si Veliaj etje, armiqtë me të mëdhenj të demokracisë në Shqipëri dhe me gjerë.. Nuk dihet ne se eshte ky nje mendim personal i z, Spaho apo një qëndrim politik per llogari te Foltores që kërkon të zbus akuzat e Kolalarit në krah të Berishës dhe në prani të Spahos kundër Sorosit dhe Veliajt dje në Pogradec.