Spahia: Rruga për  në normalitet është … testim, testim, testim

Partia Demokratike vazhdon që të insistojë se numri i testimeve është e vetmja rrugë, që kthen normalitetin.

Ish deputeti i PD Bardh Spahia me anë të një deklarate për mediat nënvizon se kjo mënyrë është efektive dhe po ashtu zvogëlon mundësinë që mjekët e infermierët të preken nga Covid-19.

Postimi i ish deputetit të PD Bardh Spahia:

Rruga e vetme për kthimin sa me shpejt në normalitet është shtimi i testimeve

Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale.

Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe ti kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje

Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.