Sondazhi i Konrad Adenauer: Negociatat në rrezik, shqiptarët të pakënaqur me qeverinë

 

Shqiptarët nuk e ndiejnë rritjen ekonomike dhe nëse do të kishin mundësi do t largohen nga vendi. Këto ishin rezultatet e sondazhit të qendrës shqiptarë për qeverisje të mirë në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer. Përfaqësuesi Valter Gloss nisur nga rezultatet tha se do të ishte mirë që në këto kushte vendimi për negociatat për Shqipërinë të shtyhej me disa muaj.

Qendra Shqiptare për qeverisje të mirë në bashkëpunim më fondacionin Konrad Adenauer publikua sondazhin socio-politik për vitin 2018.

Në sondazh vihet re e njëjta qasje negative e qytetarëve shqiptarë ndaj jetesës në vend, ku shumica e tyre shprehin dëshirën për t’u larguar nga vendi.

Nisur nga rezultatet e dobëta dhe ngjarjet që priten të ndodhin në muajt në vazhdim, përfaqësuesi i Konrad Adenauer, gjermani Valter Gloss theksoi se do të ishte mirë që vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë të shtyhej me disa muaj.

Kjo sepse në këtë moment vendi nuk është gati dhe më shumë mundësi ka të vijë një përgjigje negative për këtë proces.

Gloss: Ky është një çast i gabuar dhe në këtë çast nuk do të merret një vendim që mund të kishte ndikim në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti në Shqipëri. Unë kam bindjen që një shtyrje tjetër për marrjen e vendimit do të ishte mirë për Shqipërinë vetë.

Sondazhi u fokusua në zonat urbane ku qytetarët janë përgjigjur në shumicë se për sa i përket ekonomisë nuk kanë ndonjë përmirësim. Ndërsa të pyetur për vetingun në politikë, mbi 90% e tyre ishin dakord.