“Skanohen” delegatët e Berishës, nis Kuvendi te “Air Albania”

 

Në stadiumin “Air Albania” ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha. Prej orës 09:00 të mëngjesit po vijon skanimi i mandatit të cdo delegati që ka firmosur dhe që po paraqitet për të hyrë në stadium.

Më pas do të ketë një komision që do të verifikojë cdo mandat.

Delegatët do të vendosen në një pjesë të veçantë të stadiumit, ndryshe nga pjesa tjetër e militantëve. Berisha ka njoftuar më parë se sot do të shkarkohet Lulzim Basha.

PD nuk e njeh këtë Kuvend duke e cilësuar miting dhe sot do të festojë 31 vjetorin e themelimit të partisë./ Abcnews.al