Skandali me pagat, Rama shigjeton PD: Krimineli s’e shqeu derën i shoqëruar nga unë

Pasi kërkoi ndjesë për publikimin e pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Prokurorisë të kryejë një hetim të imtësishëm mbi këtë ngjarje.

Për të demonstruar vjedhjen e të dhënave, Rama ironizoi duke thënë se personi që e ka bërë një gjë të tillë nuk ka qenë i shoqëruar nga Rama, e këtu përmend rastin kur Berisha hyri në selinë e PD me forcë, ku një mbështetës shqeu derën për të zhvilluar mbledhje.

“Në këtë rast dua të them edhe diçka tjetër, kjo ngjan shumë me nxjerrjen e numrave të identitetit, ngjan shumë me teknologjinë e nxjerrjes me propagandën që e shoqëron, unë s’dua të bëj politikë dhe kur gjendemi përballë situatave të tilla duhet të jemi të gjithë bashkë përballë personave që kryejnë krim.

 

Në kushtet kur përdorim kriminelët për t’ia hedhur si top futbolli njëri tjetrit. Kushdo qoftë që e ka kryer këtë krim s’ka qenë i shoqëruar nga unë sikundër një kriminel me damkë shoqërohet nga dikush për të shqyer një derë në sytë e tij. Këtu është hapur një derë në mënyrë të paligjshme, kjo është nata me ditën, s’duhet ti përdorim këto raste për tu hedhur mbi njëri tjetrin”, tha Rama.