Skandali me listën e pagave , Këlliçi :Sistemi është në funksion të patronazhimit socialist

 

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar për herë të parë pas skandalit me të dhënat private, të qarkullimit të listës së pagave të punonjësve në shtet dhe privat në Shqipëri.

Këlliçi, shkruan se i gjithë sistemi është vendosur në funksion të patronazhimit socialist.

“Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën. Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist. Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë.

Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale. Pikërisht nga ai që do hapi Ballkanin me koka peshku. Si një pijanik tavolinash të fryra, që pasi i vishen sytë nga avujt e alkoolit, ia nis të diskutojë me pathos edhe për gjeopolitikën” shkruan Këlliçi.