Skandal/ RTSH ndërpret sinjalin e News24 gjatë intervistës me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar

Radio Televizioni Shqiptar ndërpret transmetimit e News24 gjatë kohës së intervistës së zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar. Megjithëse janë shlyer të gjitha detyrimet nga ana e News24, RTSH ka ndërprerë transmetimin sapo ka nisur intervista e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

RTSH ka ndërprerë sinjalin duke mos lejuar që intervista, ku u fol për situatën në opozitë, ish-kryeministrin Slai Berisha dhe qëndrimin amerikan ndaj korrupsionit të mbërrinte tek një pjesë e madhe e teleshikuesve.

Sqarojmë se Neës24, i ka qëndruar strikte kontratës me RTSH, duke paguar të gjitha detyrimet përkatëse, konform cdo norme.

Nga drejtuesit e RTSH u dhanë përgjigje kontradiktore, dhe në fund si arsye zyrtare u tha një defekt teknik në fibrën optike, i cili në mënyrë të çuditshme u rregullua menjëherë pas përfundimit të intervistës.

Për të qenë më pranë publikut, News24 vendosi të ritransmetojë edhe një herë intervistën me zyrtarin amerikan.