S’ka kthim mbrapa!

Nga Sidi Hasanaj

Kam që në 2013 që shkruaj në fb me gjithë zemër kundër Edi Ramës, PS dhe të majtës shqiptare. Por kurrë nuk kam folur thuajse për asnjë aspekt personal, kjo pasi i neveris burrat që “në emër të luftës principiale” ndaj politikës të zezë që ju errëson jetët e tyre, kërkojnë të përfitojnë për çdo gërmë apo fjalë nxjerrin nga goja. Për tregtarë që operojnë duke kërkuar mbrapsht pushtet, para, pozitë për çdo gurë që lëshojnë kundër gjigandit të keq e të korruptuar të quajtur “qeveri”.
Mirëpo kjo heshtje e ime, (mbase) ka bërë që disa trutharë dhe delirant të foltores të më cilësojnë mua dhe shumë si mua në qëndrimin ndaj Bashës, si “ushtarë interesash, të punësuar” të Bashës.
Përsëri nuk do hyj në aspektin ngushtësisht personal, por do prek pak aspekte. Lulzim Bashën e kam takur personalisht vetëm njëherë gjatë
Çadrës, bashkëshorten e tij mos gaboj 3 herë (po gjatë çadrës). Kaq.
Nga ana tjetër, Kur në 1997 në Vlorë PD nuk fitonte asnjë deputet… kur votues demokrat në qytetin e Vlorës nuk ishin më shumë se disa qindra vota në total… familja ime ishte nga më të flaktat pro-Berishës duke marrë shumë kosto, se ishim qytetin ku bëhej lufte reale!
Në atë kohë në Vlorë mbahej çdo ditë një tip proteste me mijëra uliganë që niseshin nga Sheshi Flamurit deri në Skelë dhe shanin nominalisht Sali Berishën, Vjollca Vokshin (spikere lajmesh në tvsh asaj koje) dhe të nderuarën bashkëshorte të doktorit. Ju garantoj miq që shumica e deputetëve, kryetarëve të partisë, funksionarëve të lartë dhe drejtorëve të PD nga 2005-2013 kanë qenë çdo ditë në ato protesta!!! Shanin Berishën pse ju humbi lekët në piramida!
Me Sali Berishën dhe familjarë të tij jam takuar, kam pasur kontakte njëqind herë më shumë se me Bashën.
Së dyti, të gjithë e dimë, që pjesa më e zhurmshme dhe më radikale është me Berishën… të jesh krah tyre është më e lehta… kundra tyre ka kosto.
Interesa pune kam pasur vetëm njëherë në 2013 me Bashën si kryetar bashkie. Asaj kohe isha partner i vogël në një kompani ndërtimi (ku kryesori ishte një ish deputet i PD, mik i Olldashit) dhe Basha (për arsye që i kuptoni) nuk na e dha lejen e ndërtimit. Këtu mbyllet raporti im i punës me Bashën. Kosto dhe 0 përfitim.
Pra po i them këto më sipër, për të kuptuar që interesat, miqësia dhe pragmatizmi/arrivizmi do më shtynte krah Berishës… jo krah Bashës.
Mirëpo njeriun nuk e bën pragmatizmi, mungesa e shtyllës kurrizore ndaj ideve dhe principeve, frika e të luftuarit me më të fortin, lëpirja ndaj më të pushtetshmit… por egzaktësisht të kundërtat e këtyre vetive të famijles së zvarranikëve.
Njeriu mendon: a do dalë unë në stadium të bërtasë për një politikan 78 vjeçar, të pasur sa më ska (me vilat më shtrenjta në vend jo vetëm fëmijët e tij, por edhe nipërit e stërnipërit)?!
Do dalë unë në 2021 të bërtas për “kultin e individit”, për lidera imagjinarë që kanë rrëzuar komunizmin… kur ndërkohë nuk është e vërtet?
Të dalë unë në stadium të ulëras kundër Amerikës dhe ambasadores së saj, që Fahri Balliu të ketë Range Rover, Audi R8, Mercedes Të 2020, Jaguar… të bëj shoping në Harrods veshjesh Dolce Gabbanna, Canali e Versace me parat që vendoste gjoba si sekser me influence te Berisha?
Të dalë unë krah drejtorëve të hipotekave,Doganave, tatimeve etj etj që për një çertifikatë pronësie të rregullt kërkonin 100€???
PD-ja që humbi me 1 Milion vota në 2013 ishte e gjitha në stadium, me gjithë korrupsionin, milionat €, imoralitetin e saj.
E çfarë tha? Lideri i saj tha që “unë kam mposhtur komunizmin, unë nuk jam akuzuar kurrë për korruspion dhe Amerika po sillet si Bashkimi sovjetik”
Berisha jo vetëm që nuk rrëzoi kominizmin (atë e rrëzuan sakrificat mbinjerëzore 50 vjeçare të heronjve të përndjekur politik dhe rrëzimi i murit të Berlinit) por është ideatori i “bashkë fajtor e bashkë vuajtës”. Berisha jo vetëm që është akuzuar pët korrupsion, por është akuzuar nga ShBA bashkë me Institucionet e saj (Cia, Fbi, Dash, Thesari)!
Nga ana tjetër dëgjova Bashën që tha “unë s’jam për lider të mbinatyrshën, për kultin e individit por institucione me qëllim që çdo individ të bëhet sa më i realizuar dhe i arrirë! Jo për Bolshevizëm por për Oksidentalizëm!!”
Mes dy botkuptimeve të ndryshme, unë zgjedh të luftojë krah Bashës… mbase më i dobëti por kjo pak rëndësi ka për mua… unë luftojë për idetë e mija!