Situata në PD, zëvendës ambasadori amerikan ne zyrën e Bashës

Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar këtë mesditë në selinë blu.

Vizita e diplomatit amerikan në PD vjen ndërkohë që situata e brendshme në partinë më të madhe opozitare në vend është e tensionuar që prej 9 shtatorit, kur kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha,për shkak të vendimit të DASH .Kjo vizitë  është vazhdimësi e mbështetjes  amerikane ndaj Bashës ne përballjen e tij me Sali Berishën  .