Sigurimësat një ndërmarrje kanë qenë e janë , ç’ lind nga macja gjuan minj !

Nga Nebil Çika *

Ne vend te një përgjigje për përgjigjen e KLP për kreun e SPAK

KLP ka reaguar pas protestave tona për emërimin e hetuesit te Sigurimit te Shtetit Arben Kraja ne krye të SPAK ne duke mashtruar publikun se ai nuk ka qene hetues i diktaturës komuniste .Sigurisht qe ne nuk presim përgjigje tjetër nga KLP , pasi ishte ai i akuzuari ynë i madh për zgjedhjen ne krye te SPAK te diktaturës te një xhelati te diktaturës komuniste por jo vetëm kaq . Ne kemi denoncuar publikisht edhe emërimin ne KLP nga Kuvendi te te paktën dy dy persekutove komuniste , Bujar Sheshi e Nurihan Seiti duke paralajmëruar se emërimi i tyre ishte një veprim qe do te çonte ne instalimin e te tjerëve xhelatë te diktaturës ne sistemin e drejtësisë gjë qe u vërtetua me zgjedhjen prej tyre te një bashkautori ne krimet e komunizmit ne krye te SPAK. Pretendimi i KLP për verifikim te figurës se Krajes par emërimin është një mashtrim pasi vete Kraja ne CV e tij qe besoj se KLP e ka deklaruar se ka shërbyer si hetues i Sigurimit te Shtetit ne Shkodër nga 1987 -1991 Vetëm ky deklarim i tij mjaftonte qe ai te mos ishte fare ne radhët e drejtësisë e jo me te behej nj nga drejtuesit kryesor te saje .
Por siç thamë me larte ne nuk prisnim përgjigje tjetër nga KLP e cila ka për vete dy anëtare ne konflikt interesi pasi ne diktature kane kryer te njëjtat krime me Krajën . Problemi është se ky proces është një reaksion zinxhir ku sigurimëist ne Parlament zgjedhin ca sigurimësa te tjerë shike te tyre ne KLP, këta te KLP zgjedhin shokët e tyre ne krye te SPAK , ky i SPAK pritet te emërojë te tjerë bashkautorë ne krimet komuniste ne krye te BKH duke garantuar kështu vënien ne kontroll te plote te drejtësisë nga Sigurimi i Shtetit , Ky është halli i madh i shqiptareve dhe arsyeja pse ne reagojmë ndaj emërimit te xhelatëve komuniste ne krye te institucioneve te drejtësisë etje . Te na fallin optimistet dhe partneret tanë ndërkombëtarë por nuk besojmë qe reformën ne drejtësi mund ta bëjnë autoret e krimeve te komunizmit , krime kundër njerëzimit dhe gjenocid .
KLP e falënderojmë për sinqeritetin ne mbrojtje te vendimeve të tij ne funksion te restaurimit te diktaturës komuniste ne Shqipëri . Nuk prisnim me shume se kaq prej tyre :Ç lind nga macja gjuan minj -thotë populli .

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë