Siguria në Kosovë e mirë, nuk ka plane për tërheqjen e SHBA nga “Bondsteel”

Gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe në terren nuk mund të vërehen tensione, thotë komandanti i Bazës amerikane në Kosovë, “Bondsteel”, Koloneli Roy J. Macaraeg.
Komandanti i Bazës amerikane në Kosovë “Bondsteel”, Koloneli Roy J. Macaraeg, thotë në një intervistë për European Western Balkans se prania e KFOR-it në Kosovë në 20 vjetët e fundit ka qenë dhe ende është e rëndësishme dhe fundamentale për të mbajtur sigurinë, e cila, beson ai është kusht i nevojshëm” për vazhdimin e dialogut mjedis Kosovës dhe Serbisë.
“KFOR-i është i bazuar në gjendje, që do të thotë se do të qëndrojë aq sa e kërkon situata. Nuk ka një datë të përcaktuar kur do të përfundojë misioni, dhe aktualisht NATO-ja nuk ka plan për reduktim të tij apo për tërheqje”, tha Koloneli Macaraeg.
Duke komentuar deklaratat e Këshillit Nacional të SHBA-së nga marsi i këtij vite se nëse nuk hiqet taksa ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës, SHBA-ja mund të tërhiqet nga kampi Bondsteel, Koloneli Macaraeg sqaron se Ambasada e SHBA ka dhënë përgjigje të saktë lidhur me këtë çështje dhe se nuk ka shenja apo ndonjë plan që kjo do të ndodhë.