Si spektri i komunizmit kontrollon botën tonë, Iluzionet e botës së lirë.

Kështu titullohet një dokumetar mjaft i plotë mbi eksportimin e revolucionit kinez në vendet komuniste kudo në botë, duke filluar me vendet Amerikës Latine, Afrikës, atyre të Europës Lindore e Bashkimit Sovietik.
Në pjesën e 4 flitet për Shqipërinë dhe unë po e paraqes si më poshtë cfarë thuhet në këtë dokumentar. (p.s dokumentarë të tillë janë pjesë e studimit të disiplinave politike e sesi kjo filozofi shtrembërohet duke u kthyer në pjesë të regjimeve që reshtin së qeni pjesë e politikës në shërbim të popujve me në qendër individin).
Interesante është të kuptohet sesi regjime e qeveri të caktuara dje e sot i kanë përdorur këto lloj formash për t`i mbajtur popujt e tyre nën trysni të mjergullta, që do të thotë – pa mundur asnjëherë të njohin të vërtetën, as ta studiojnë atë dhe nëse dikush e bën me forcat e tij ai përjashtohet, keqtrajtohet, përndiqet e përzihet nga vendi, zakonisht. Duke qenë se skenarë të tillë në Shqipëri i kemi shumë të njohur, doja të tërhiqja vëmendjen tek pjesa e fundit e paraqitur në këtë shkrim, tek mosmirënjohja dhe hajdutëria e lindur e klasës komuniste që e “udhëhoqi” Shqipërinë përgjatë 5 dekadave të errëta, duke përfituar brutalisht nga vende të tjera vetëm e vetëm për të mbajtur në fuqi regjimin e tyre vrastar. Lind pyetja: ku shkuan 10 miliardë yuan kinezë???? Skenarët janë të njohur dhe sot… Kështu njihet regjimi ynë komunist në botën perendimore (na njohin ata më mirë se ç`e njohim ne veten)…
Pjesa e 4
Eksportimi i revolucionit në vendet e Europës lindore, Shqipëria
….Partia komuniste kineze, si pjesë të aktivitetit të saj më të rëndësishëm kishte eksportimin e revolucionit kinez në të gjitha vendet e tjera komuniste në botë. Ato u drejtuan jo vetëm në Amerikën Latine e Afrikë por edhe në vendet e Europës Lindore sic ishte Shqipëria, vendi i vogël ballkanik.
Kur Nikita Hrushov filloi de-stalinizimin, regjimi shqiptar ishte gjatë kësaj kohe ideologjikisht në të njëjtën linjë me komunizmin kinez. Mao Ce Dun, për pasojë i hapi dritën jeshile nje programi ndihmash për Shqipërinë pa marrë parasysh momentalisht pasojat. Wang Honggi, reporter i agjencisë shtetërore të shtypit “Xinhua” në regjimin kinez, komenton: “nga viti 1954 deri në vitin 1978 Kina i dha ndihma financiare të konsiderueshme Shqipërisë dhe partisë së punëtoreve (kështu e quanin partinë komuniste shqiptare në Kinë) në pushtet, përkatësisht 78 herë, shuma e së cilave i kaloi të 10 miliardë yuan kinez”. Në këtë periudhë popullsia shqiptare ishte rreth 2 milion banorë që i bie se çdo banor ka marrë përkatësisht 4 mijë yuan secili nga regjimi kinez. Ndërkohë që në Kinë të ardhurat mesatare vjetore nuk i kalonin 200 yuan për frymë.
Në këtë periudhë, tejkalime të tilla kaq të mëdha do të sillnin pasoja më vonë si zia e bukës dhe rënia e thellë ekonomike. Në vitin 1962 Kina u godit nga zia e madhe e urisë dhe regjimi i Mao Ce Dunit përdori rezervat e tij të pakta të valutës për të importuar ushqimet bazë si misër, grurë e oriz. Reiz Mili, (emri siç shkruhet në dokument ndoshta nuk është shkruar korrekt në shqip) ambasador i Shqipërisë në Kinë në këtë periudhë, kërkoi nga Kina ndihma në ushqime për Shqipërinë dhe një anije e kineze që transportonte grurë të cilin e kishin blerë nga Kanadaja ndërroi menjëherë destinacionin dhe u drejtua drejt brigjeve të Shqipërisë me të gjithë ngarkesën e saj.
Regjimi komunist shqiptar e merrte gjithnjë të mirqënë mbështetjen e qëverisë dhe të partisë komuniste kineze dhe kësaj të fundit iu shkaktuan dëme të mëdha siç ishin sasi të stërmëdha çeliku, pajisje mekanike dhe instrumente precizioni të dhëna nga Kina, që u lanë të dëmtoheshin e të bëheshin të papërdorshme në kushte të papërshtatshme atmosferike.
Funksionarët shqiptarë nuk e fshihnin aspak tonin e tyre djallëzor ndërkohë që shpreheshin: “nuk ka rëndësi për ne, kur diçka prishet ose shkatërrohet ne ia kërkojmë Kinës sërish dhe ata na i dërgojnë menjëherë.”
Me ndihmën dhe mbështetjen e partisë komuniste kineze, Shqipëria ndërtoi një fabrikë tekstilesh pavarësisht se nuk prodhohej pambuk I mjaftueshëm as për ta vënë në punë fabrikën, kështu ishte sërish Pekini i cili duhet të fuste dorën në rezervat e pamjaftueshme të valutës së huaj që kishte dhe të blinte pambuk nga shtete të tjera për ta dërguar në Shqipëri. Një episod i tillë ndodhi edhe kur Adil Çarçani , zëvendëspresident i Shqipërisë i kërkoi ambasadorit shqiptar në Kinë, që të kërkonte të zëvendësoheshin pajisjet kryesore të një fabrike të përpunimit të mbetjeve. Çarçani pretendoi që pajisjet të ishin italiane dhe jo kineze kështu Pekini i bleu këto pajisje nga Italia dhe ia dërgoi Shqipërisë duke mundësuar dhe dërgimin e inxhinierëve dhe specialistëve të fushës për montimin e tyre, të gjitha të paguara nga Kina. Në tetor të vitit 1974 Shqipëria i kërkoi një hua tjetër prej 5 miliarë yuan Kinës.
Në këtë periudhë revolucionit të madh kulturor po i vinte fundi dhe ekonimia kineze ishte në prag të falimentimit total, megjithatë regjimi kinez në fuqi i dërgoi Shqipërisë sërish 1 miliard yuan kinez. Regjimi komunist shqiptar i pangopuar dhe i pakënaqur sikurse dhe plotësisht mosmirnjohës kundrejt një regjimi “mik” që deri në atë moment kishte qenë më shumë sesa një aleat i dha hov një fushate ideologjike anti-kineze duke përdorur slogane si: nuk do të gjunjëzohemi kurrë përpara presioneve ekonomike të një vendi të huaj dhe të largët me të cilin nuk na lidh asgjë. Duke refuzuar kështu t`i dërgonte Kinës një sasi nafte dhe asfalti për të cilat kishin rënë dakord më parë e që Kina i kishte paguar.
Përgatiti dhe përktheu
Ervina Toptani