SI NA PALLUAN, RILINCAT ME DITËLINDJE

 

1 Palloshi dhe puna e pallimit

Lidhur me keqkuptimin etik, jam i detyruar të justifikohem me shpjegimin e Braçerijonit në “status-skandalin” e tij të Janarit 2016, kur ky u detyrua të transportonte si sizif Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe 2006 dhe të sqaronte hollësisht punën e “pallimit”

“Urdheroni,-shënonte braçerjoni.-Kjo faqe eshte faqja numer 843 e Fjalorit te Shqipes se Sotme; Në të thuhet:
PALL/OJ do të thotë 1. Kopanis rrobat kur i laj.
2. Në ligjerimin e thjeshtë E rrah fort dike; e mund keqas (ne loje).
Dhe… 3. PALLOSH/i, I gjate, i shendoshe, trupmadh; …i trashe nga mendja. Ha si i babezitur; perlaj, llup; ngop dike, e dend…
Palloj me genjeshtra.”-Tani, çfare skandali kam bere une…?”- përfundonte, duke drejtuar gishtin nga (ko)media kritike online, fill mbas fjalës Pallosh.

Duke perfituar nga aksioma se asnjë fjalor për rrjedhojë edhe I Sotmi i Shqipes, nuk është shterues në shenjimet kuptimore, kjo për vetë natyrën e dinamikat e disiplinës së gjuhësisë, i pata shkruar braçerjonit: “…shiko palluqe i vogël, palluqe përgjysë…,-meqë palloshi i madh të ka palluar ty me rilindcat, mos na e tmerro popullin, bafsh hajr. Këtej nga populli mbetemi paksa të sertë…, si me thënë për nënkuptimet (d)ylberore. Deri këtu mbërrin menthaliteti ynë liberal-popullor, po dhe soc-popullor.Trajtoji këto tema me ata të familjes tënde politike, se na fëlliqët. Dhe përdorni profilaktikë. Plot i keni farmacitë.

“By part” sigurisht në krah të “kazanëve” të interpeluar nga ana e tij, s’më shkonte ndermend të dilja përtej shakasë (pa kripë) që provokonin fjalët pallim e pallosh.

Arsyetimi im më 2016 mbërrinte deri te pallimi hapur që i bëhej Shqipërisë në sy të botës, me drogë, krim e rrena prej palloshit. Dhe ndalesha tek çudia, sesi ambasadorëve dhe vetë popullit në vend të revoltoheshin, u lezetonte.
Mbaj mend gjithashtu se disi buzë mbledhur në statusin e ditës tjetër, pata shenuar se nuk e kuptoja mirë pse miqtë me të cilët lexoheshim, nuk preferonin të linin gjurmë gishtash nëpër rrjete…, ndonëse ndonjëri prej tyre ne konfidencë më kishte zënë bé karrierën ose bukën fëmijëve…
Po se puna e pallimit paskësh qënë kaq serioze saç’ nënvizonte me fjalor palluqja përgjysëm…, këtë nuk e kisha sonduar dot, deri në ditën kur byçka e tij kërceu mbi poltronin e zv/palloshit.

2. Pallimi me ditëlindje ditën e protezave
nga palluqja me syze.

Dihet nga të gjithë, se mospërmendja e vitit të lindjes për zonjat, mbetet kortezi borgjeze dhe komunistët edhe të rilindur qofshin, i kanë zët’ borgjezizmat.
Në vend të saj këta kanë zgjedhur një alternativë ndryshe për ditëlindjet e shokërve, mamkave dhe shoqkave të tyre. Kjo u pa në ditën e protezave e MAMIT që u shpall ditëlindje.

Palloshi vetë me dorën e vet prej dizajnatori, i kishte vendosur Asaj mbi tortë një kunj parafine. E mbi kunj një pllakëz shifrën 29, në vend të 79.
Këtë herë në vend me fjalime prolikse, siç u pa, Palloshi preferoi të pallonte vetëm me videoklipe, duke lënë në terr gjithë gjysëmshekullin e saj “mangia-uomini”.
Asnjë fjalë për mbarsjet e saj revolucionare, ç’kishte hequr Ajo me heroikat e luftës së kllasave, dhe se si për të rekuperuar energji të reja, çdo darkë i duhej të piqte në hell foshnja, poetë intelektualë, ose familje të tëra shqiptare nga “feudi”.

“Heu bre, edhe në hisori po na pallon ky…-u dëgjuan ketej andej apostrofime portalesh.-Edhe ditën e menopauzës ditën e protezave e shpall ditëlindje. T’ëmën e s’ëmës, në një moshë të tillë bio-politike.”
Të tjerët qeshën, ca nën buzë ca me gërgitje. Po jo rilincat. Rilincat, po tha palloshi se mamka është 29 vjeçe, aq është. Guxo ta shtosh 50-ën, në ta mban vëra e pallimit.

Sidoqoftë gjithçka e “Dental prosthesis-day,”do të shkonte si “Happy birthday” pa “opozitë,” po të mos e merrte fjalën palluqja me syze.
Në pallimin e tij “diplomatik,” ndryshe nga “videoklipet” iu fut retro e perspektivës, evokoi e renditi gjithë virtytet “e majta” të mamit duke filluar nga Saint-Simoni, Fourier, Marx, Stalin, Tito, Mao e Tao, pa zënë asnjë emër kllasiku, përfshirë edhe atë të Palloshit të braço-fjalorit:
“Populli em,-ligjëroi palluqja me syze në emër të Mamit, -po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha deshtimet (jo krimet) që kam bërë.
Falmë, i madhi popull! -Pastaj vijoi ai pallimin: -Tani që nuk na eci të bëjmë socializmën, mami për ju do të ndërtojë kapitallizmën.
Edhe njëqind e shatëdhjetë e nëntë Mamit!

Zef Zefi