Si e pështyu,në surrat,mësuesja Besim Levonjën për komedinë “Prefekti”

Nga Nebil Çika

Fatbardha Saraci Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit e ftuar nga un në emisionin “Rrno për me tregue” në Shijak Tv më tregoi një incident live një incident të autorit të komedisë “Prefekti” Besim Levonja me mësuesen e tij pas premierës në Tirane të sajë. Mësuesja e tij ne gjimnaz . Motra e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur ,Skrifter Këlliçi (ndjesë por nuk ja mbaj mend emrin) kushërirë e parë e prefektit Qazim Mulleti i kërkoi atij të lironin nxënësin e sajë Besim Levonja, të arrestuar si anëtar i njësitit gueril terrorist komunist të Tiranës dhe akuzohej për akte të rënda terroriste përfshi edhe vrasje .Eshtë ende fëmijë dhe i talentuar- i tha ajo Qazim Mulletit i cili ja plotësoi me një herë kërkesën, duke urdhëruar lirimin e tij nga burgu .”Të shohim çfarë do të na bëjë ky talenti yt” – i tha prefekti mësueses së Levonjës,pasi e liroi nga burgu .

Nuk kaloi shumë dhe “talenti” terrorist Besim Levonja ja “shpërbleu “nderin atij që i shpëtoi jetën duke shkruar një vepër terroriste që e quajtën “komedi “por që në fakt ishte një gjyq politik publik i mbështetur mbi mashtrime dhe denigrim,një vepër tipike terroriste komuniste,ku u përdorën emrat e vërtetë të prefektit Mulleti dhe familjarëve të tyre përfshi edhe djalin ende fëmij e paparë kjo edhe në letërsinë e artin e realizmit socialist ,deri në atë moment. Premierën e pa edhe një mësuese ruse qe ishte sjellë për ti mësuar rusishten drejtueseve të lartë komuniste por që jepte rusisht edhe në shkolla . Ajo kishte nxënës Reshitin, djalin e Prefektit Mulleti dhe kur beri apelin të nesërmen i tërhoqi vëmendjen emri dhe pyeti në se “ishte ai i komedisë “. Po iu përgjigj klasa në një zë. Mësuesja ruse ndërhyrë duke thënë se kjo ishte e gabuar dhe se edhe në Bashkimin Sovjetik .”Stalini nuk lejonte përmendjen ne letërsi e art me emra e mbiemr real edhe të “armiqve” dhe familjarve te tyre – ua tah ajo fëmijve .

Mësuesja Këlliçi ,e revoltuar nga mosmirënjohja kriminale e Levonjës shkoi të nesërmen në klubin e Lidhjes se Shkrimatrve dhe Artistëve dhe e pështyu publikisht në fytyrë Levonjën për atë që kishte bërë, duke i kujtuar se pikërisht ai prefekti i kishte shpëtuar jetën .Për këtë incident mësuesen e pushuan nga puna … !