SI E KUJTOJ DITËN E 1 MAJIT.

Nga Filip Guraziu

Dita e 1 Majit përkujton sakrificat e punëtorve në të gjithë botën në perpjekjet e parreshtuna kunder shfrytzimit të pronarve me qellim fitimin e të drejtave të tyne ekonomike e njerëzore.
Me qenë se gjatë protestës masive të punëtorve në Çikago në datën 1 Maj 1866 ( Në kujtim të fitores së orarit të punës prej 8 orësh ) pati përplasje me policinë e u vranë dy punëtorë si dhe shumë të tjerë u plagosën, pati qenë marrë vendim që dita e 1 Majit të përkujtohet në nderim e respekt të atyne që patën dhanë gjakun për fitoren e të drejtave të punëtorve.
Pra dita e 1 Majit nuk asht festë, por ditë përkujtimore dhe unë personalisht e respektoj pikërisht për kët motiv.
Dita e 1 Majit përkujtohet ose “ festohet “ në të gjithë botën , por nuk e di, ashtu si padashje më vijnë në mend organizimet që diktatura komuniste bante në Shqipni.
Me urdhën të Partisë ” i madh dhe i vogel “ishin të detyruem të parakalojshin para udhëheqjes që rrinte në triubunë me kapela republika mbi krye të cilët duheshin përshndetë me entuziazem ” të pa parë e me britma histerike” ( udhëheqjen) si falnderim për jetën e “ ndritun “ qe i kishin sigurue popullit!
Sa ma e madhe histeria e britmave dhe e duertrokitjeve aq ma i madh ishte suksesi i ditës së 1 Majit dhe aq ma të gezuem ishin shokët e udhëheqjes!
A ka ma gja të turpshme , a ka ma poshtnim që i bahej popullit shqiptar?’
Nji popull qe ishte transformue “ në qenie të gjalla “ prej shtypjes e mungesës së lirisë, pa të drejt mendimi, i vorfen në ekstrem ( fshatari në kooperative paguhej me 30 lek, të vjetra, në ditë, dhe nuk kishte të drejt me mbajte për jetesë as edhe 1 pule !!!. Mungonte mishi, tamli, djathi, buka, vojguri…; mungojshin deri patatet se per agrume, molla etj., as që bahej fjale…etj., etj. )
Mendoni nji popull që jetonte në terror fizik dhe psiqik; pushkatime, burgosje, internime pa gjygjë edhe për motive krejtësisht idjote si psh, pëlqimi i muzikës huej, veshja me modë prendimore, korrispondencë me nji person prej europës, muhabet se buka nuk asht me cilësi etj.
Mendoni që nji popull komplet i uritun, me personalitet të shkallmuem, pa të drejtë fjalë dhe mendimi, në vorfni ekstreme, i kthyem në skllavni prej luftës imorale të klasave, duhej me brohoritë me sa za që kishte, e me pershndetë e falënderue gjakpirësit e tij, vrasësit e tij kriminela që e kishin çue në atë gjendje!!!
Ska ma per faqe te zeze, ska ma poshtnim, ska ma përdhunim!
Kështu e kujtoj unë “festen “ e 1 Majit në kohën e diktaturës komuniste.