Shumicë absolute,69% e delegatëve me Bashën-Gazment Bardhi bën transparencën për Kuvendin Kombëtar te 18 Dhjetorit

 

Konfirmojnë pjesëmarrjen 69% e anëtarëve ose 5259 delegatë

Sekretari i Përfgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi se 69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor. “Thirrjes përçarëse të zotit Berisha për të grisur formularët e konfirmimit, nuk i janë pergjigjur, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD ose 69% e anëtarëve.”

Dibër- 352
Korçë- 326
Berat – 287
Lezhë – 258
Shkodër – 389
Gjirokatsër- 205
Vlorë – 342
Fier – 508
Durrës – 308
Elbasan – 544
Tiranë – 1326
Kukës – 112

Anëtarësia e Këshillit Kombëtar që ka firmosur – 302

Në total, me shumicë absolute, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, kanë konfirmuar deri tani.