Shuhet legjenda e këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha 

 

Raportohet se ka vdekur legjenda e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Familjarët njoftojnë se ka vdekur në moshën 86-vjecare ylli i muzikës shqip.

Një familjare e saj ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook.

“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”, ka shkruar një tjetër familjare familjare e saj.

Këngëtarja e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha në moshën 16 vjeçare nisi karrierën muzikore në “Radio Prishtina”.

Ajo ka një bagazh të madh të krijimtarisë saqë vështirë se mund të dallohet zhanrit të cilit i përket, pasi pothuajse përfshihet në të gjitha.

Legjenda e gjallë e këngës shqipe është lindur më 7 maj të vitit 1933, në Pagarushë. Ajo vijoi shkollën e muzikës për Solo Konto në Beograd ku më pas për shkaqe të ndryshme i duhej ta ndërpriste.

Shumë nga njerëzit e quajnë si ‘Bilbili i Kosovës’, ‘Mbretëresha e Këngës Shqipe’ , ‘Primadona e Melosit Popullor’, epitete të cilat e dallojnë nga të tjerët por nuk mund të thuhet se nuk kanë të drejtë marrë parasysh veçantinë e saj.

Disa nga këngët shumë të suksesshme të saj janë:

“Baresha”, “Ani mori nuse”, “Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, “Ke selvitë”, “Ç’u ngritë lulja në mëngjes”, “Çil njat zemrën plot kujtime”, “Dallëndyshe”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit”.

Nga ana tjetër, Nexhmija përpos muzikës e ka sprovuar veten edhe në fushën e aktrimit.

“Dasma e përgjakur”, “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Fluturimi i Micakut”, “Daullet e të çmendurve”, “Rexha i nënës në grazhd të kalit” etj, janë disa nga projektet ku interpretoi rolet kryesore.

Në jetën artistike Nexhmija mori shumë çmime të cilat nuk mund t’i veçojë. “Këngëtare e shekullit”, është titulli që e personifikon më së miri veprimtarinë e këngëtares Pagarusha përgjatë këtyre viteve.

Më 2018, Pagarusha po ashtu u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes”, nga Presidenti amerikan, Donald Trump, transmetonte lajmi.net.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndoj në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha ka përfuduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

1.Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoveni, Verdi e shumë emra të mëdhenj

2. Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.