Shtatë të arrestuarit për tjetërsim pronash në Himarë ,emrat  

Shtatë persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Himara”, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën gjatë operacionit. Sipas prokurorisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar pronat në bregdetit e Dhërmiut dhe Himarës.

Mësohet se të arrestuarit janë: Vasillaq Strakosha, Edmond Marko, Pandeli Prifti, Zaho Bollano, Aleks Bifsha, Elton Marko dhe Irakli Gjiçali. Ky i fundit ka mbajtur postin e zv,kryetarit të bashkisë së Himarës dhe është shkarkuar më 17 nëntor.

Këta persona në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash. g.v/abcnews.al