Shqiptarët vendosën, tani radha e Bashës

Nga Nebil Çika
Shumica absolute e shqiptarve i thanë Jo zgjedhjeve komuniste të organizuar nga qeveria në 30 qeshor duke e barktisur procesin farsë të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.
Sot jemi në një situatë politike të ngjshme me atë të para vitit 1990 ku PS-ja ka pushtetin absolut por ka shumicën e popullit kundër. Kjo është “fitorja” më e hidhur e ish komunistëve të Edi Ramës që nga viti 1991 njëherazi tregues i qartë i orientimit të shqiptarëve drejt lirisë e demokracisë.
Opozita e ka konsideruar si fitore të saj refuzimin e shqiptarëve për të marrë pjesë në një votim të tipit komunist por kjo është vetëm starti i objektivit final që janë realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend.
Kriza politike nuk përfundon këtu. Rama ka dështuar përfundimisht me politikën e tij arrogante e dikatoriale dhe si të gjithë diktatorët e autokartët thyerja e parë e fortë shënon filimin e rrokulisjes së tij politike drejt humnerës.
Tani topi është në këmbët e shefit të opozitës, Bashës, të cilit do ti duhet të kthejë këtë votë popullore kundër Ramës, në një votë pro partisë së tij, gjë që kërkon përgjegjësi e angazhim të paparë në kushte shumë të vështira politike e teknike. Aktualisht PD është pa pikë pushtetit dhe kjo do të krijojë vështirësitë e saj në aspektin teknik e organizativ.
Bashës i duhet si në vitin 1990 të gjejë një zgjidhje, jashtë sitemit, që duhet të jetë pa tjetër ideologjike në aspektin e brendeshëm në funksion te  perjqesimit te elektortit te djtahte dhe normalizmi dhe riformatimi i marëdhenieve në aspektin ndërkombëtar  SHBA e BE ne krijimin e lidhjeve te duhura me administraten Trump dhe lidershipin e ri te  BE-se qe peritet te ndryshoje dukshem pas zgjedhjeve te fundit europarlamentare .
Ai mund dhe duhet  ta përdor vullnetin e popullit shqiptar si kartën më të mirë për tiu treguar ndërkombëtarëve të keqinformuar, sidomos partnerëve strategjikë SHBA dhe BE realitetin politik shqiptar krejt ndryshe nga ai qe ata kane perceptuar e refelektuar deri tani me mbeshtetjen per qeverine Rama .
Deshtimi, ky rezultat është edhe për ndërkombëtaret, sidomos amabasdorët e akridetuar në Tiranë, të cilëve do tu duhet të justifikojnë në kancelaritë e tyre dezinformimin që kanë bërë në raportimet për Shqipërinë.
Gjithsesi situta vazhdon të mbetet tejet e rrezikshme duke pasur parsysh natyrën djallëzore e të pa cipe të komunistëve shqiptarë dhe sidomos të drejtuesve të tyre aktualë.
Kjo e shton më shumë përgjegjësinë e opozitës të cilës shqiptarët me bojkotin në 85% të farsës komuniste elektorale i janë përgjigjur thirrrjes së opozitës por i kanë varur asaj dhe veçanërisht zotit Basha një gur të rëndë në qafë. Largimim de jure e de facto nga pushteti të klikës neokomuniste të Edi Ramës dhe normalizimit të funksionimit të shtetit të shpartalluar shqiptar nën drejtimin e neokomunistëve.