Shqiptarët janë për Bashkimin Europian nuk janë për Bashkimin Sovjetik Europian

Ermal Ngjelina
Në shqiptarët jemi kombi më i vjetër në Europë, trashëgimtarët të civlizimit më të lashtë të kontinentit. Historikisht me qëndrimet që kemi mbajtur dhe me sakrificat që kemi vendosur të paguajmë, kemi treguar se jemi kodi i shkruar në ADN/DNA-në e këtij civilizimi.
Si bartës të këtij geni dhe të këtij kodi genetik, të lashtë sa askush nuk di ta përcaktojë në kohë, kemi qënë dhe vijojmë të jemi në qendër të sulmeve nga linja, grupime dhe axhenda po aq të lashta sa edhe vetë ne.
Axhendat janë qartësisht antihumane dhe kanë si qëllim kontrollin e indvidit, konfliktualitetin mes fiseve dhe çrregullim e ekulibrave socialë mes individëve komuniteteve dhe gjinive, ekulibra të garantuar prej mijëra vitesh në kodet-proceduriale tona të lashta, simbole të civilizimit të sotëm perëndimor.
Ndërkohë që njësia matëse e kohës është një marrëveshje njerëzore, ne e respektojmë atë. Por, si bartës të genit dhe të kodit të shkruar në të, ne kemi në kodet proceduriale tonat, një formë tipike dhe monopol shqiptar, të matjes së kohës. Është mbiemri i individit!
Për ne, në kodet dhe procedurat e trashëguara, mbiemri është simboli i kohës dhe primar në këto procedura. Mbiemri është tregues i mbijetesës së individit në kohë, mbijetesë e cila shuhet nëse shkellen rregullat e moralit, kodet proceduriale dhe ekulibrat natyrorë.
Ne shqiptarët, në ndryshim nga shumë të tjerë, vlerësojmë dhe i japim përparësi lashtësisë së familjes më shumë se pasurisë së saj. Në kemi traditën që shumica e pushetit/ndikimit ti delegohet mbiemrit dhe jo pasurisë.
Për këto motive dhe shumë të tjera kemi qënë dhe do mbetemi në shënjestër.
Ndërkohë jemi të qatë që nuk jetojmë të izoluar dhe në dualitetin e jetës që jemi të detyruar të kryejmë, jemi të qartë që strukturat institucionale të cilat nuk kontrollohen prej nesh janë një realitet i pashmangshëm.
Sigurisht që duam të këto institucione të jenë sa më pranë natyrshmërisë sonë si individë dhe si komb/etni.
Ne kemi deklaruar dhe kemi treguar prej vitesh besnikërinë ndaj institucioneve me qendra në atë që quhet pjesa perëndimore e ketij planeti.
Regjimi totalitar, kryengritjet ndaj tij, vrasjet, ekzekutimet, burgjet, internimet dhe mizerja ekonomike dhe e mirëqënies shpirtërore të imponuara dhe aplikuara ndaj popullsisë shqiptare janë fatura që ne paguam për besnikërinë ndaj aleancës që shpallëm me perëndimin.
Durimi, mungesa e rezistencës, bindja dhe mirëpritja e çdo sugjerimi apo edhe imponimi të aktit nëpërmjet përdorimit të fjalës, në këto 30 vitet e fundit, janë përsëri tregues i faktit që shqiptarët mbajnë fjalën kur japin besën.
Dekada e fundit ka treguar se perëndimi dhe institucionet të cilave ne u dhamë besën që në vitet e para të shekullit të kaluar, janë në një proces të reformimit të thellë.
Shqiptarët vërejnë se ky proces po përpiqet të pengohet dhe të devijohet nga të njëjtat grupime axhenda dhe interesa me të cilat përballemi prej mijëra vitesh. Shqiptarët janë të mësuar me praktikat që aplikojnë këto grupime dhe i kemi të interiorizuara edhe reagimet në varësi të taktisës që aplikohet.
Por procesi i reformimit nuk prek vetëm shqiptarët, prandaj është momenti për të shprehur dhe rikonfimuar qëndrimin: shqiptarët janë pro reformave që garantojnë lirinë e individit dhe kanë primar individin, të drejtën e individit për të pasur komunikim me Krijuesin pa ndërmjetës si dhe të drejtën të parevokueshme të individit dhe komuniteteve të individëve për tu përballur me çdo forcë institucion që ka për axhendën imponimin e një praktike pa marrë më parë miratimin e individit dhe komuniteit të individëve.
Brezi i shqiptarëve që jetoj në këtë periudhë, këto axhenda i njeh dhe identifikon me termin komunizëm apo bashkim sovjetik. Shqiptarët nuk janë për një perëndim komunist apo sovjetik. Shqiptarët nuk janë për një Europë komuniste apo Europë sovjetike. Shqiptarët duan Bashkimin e Europës por nuk duan një Bashkim Sovjetik në Europë.