‘Shqipërisë i duhet një politikë me fytyrë njerëzore’, Basha: Nuk tërhiqem asnjë hap pas! Do t’i kthejmë institucionet dhe shtetin qytetarëve

 

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit me të mbështetësit e tij, Basha tha se rinia është e ardhmja e vendit është ajo që do t’i kthejë Shqipërisë fytyrën njerëzore.

Ai gjithashtu u shpreh se Vettingu në politikë është pjesë e reformës, pasi sipas kryedemokratit një politikan që ka vjedhur votat ka vjedhur shpresën e të rinjve.

I ndalur edhe të Arsimi, lideri i opozitës u shpreh se të rinjtë meritojnë një arsim cilësor, për të krijuar një jetë dinjitoze në Shqipëri.

 

‘Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet mbi 20 vjet burg në Itali, është një dënim kaq i rëndë sepse vret shpresën. Shqipërisë i duhet një politikë me fytyrë njerëzore. Kjo është një përplasje brezash dhe kulturash . Rinia nuk di të flasë me gjuhën e shpifjes , gënjeshtrës, di të shpresë zemërimin e saj. Nuk ka gjë më të bukur se zemërimi i rinisë është ai që do ta ndryshojë Shqipërisë. Ndërsa kjo tjetra është përçmim, jo të gjithë janë dakord me njëri-tjetrit. Kur dikush shpreh mendim ndryshe ju i suleni me fjalët më të ndyra të fjalorit. Jo… absolutisht që jo. Ardhja e rinisë është një domosdoshmëri…A mund të bëhet përpara pa pranuar me mendim ndryshe… Vota e lirë garantohet vetëm kur drejtësia dhe ligji të bëjnë të mundur se ata që vodhën votën të dënohen. Vettingu në politikë është pjesë e reformës. Kush prek votën e shqiptarëve ka prekur fëmijët e shqiptarëve, të ardhmen dhe ja ku jemi sot. Një sallë e mbushur me të rinj jo për koncert është tmerri i tyre. Të rinj me vendosmëri për të mos u dorëzuar , por për të qëndruar dhe luftuar dhe këtë do të bëjmë ky është plani ynë dhe ta shpallim para të gjithëve. T’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore, Do t’i kthejmë institucionet dhe shtetin shqiptarëve. Kur institucionet që i ka kapur një grup njerëzish nuk ka ekonomi dhe nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar me institucione që nuk i takojnë qytetarëve. Nuk tërhiqem asnjë hap pas, por unë vetëm nuk e bëj dot, është një ndryshim që ndodh një herë. Kultura e brezit tuaj bëhet gati të marrë në dorë fatet e Shqipërisë, ndaj ju ftoj, ju pyes a do ta bëjmë bashkë Shqipërinë ndryshe’, tha më tej Basha, duke i bërë thirrje të rinjve që të zgjedhin më të mirët.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Lulzim Basha:

Kufizimi i mandateve, vettingu në politikë, janë instrumente për ta pastruar politikën, për ta bërë atë më llogaridhënëse, por edhe për ta hapur vendin për të rinjtë. Si ndryshe mund të vij rinia dhe të marrë përgjegjësitë që kërkon dhe që i takojnë? Si ndryshe mund të eci vendi përpara? Po cila është themeli i të gjitha këtyre? Pse na ndodhin të këqijat që na ndodhin? Themeli janë zgjedhjet. Themeli është vota. Ndaj kemi propozuar që, edhe sanksionet për shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri të bëhen të paktën po kaq të forta sa në Itali. Një vend që është anëtarë i Bashkimit Europian. Ku cilësia e jetës është ku e ku krahasuar me Shqipërinë. E kanë pasur atë problem dhe si e kanë zgjidhur. Nuk dënohesh me gjobë, jo. Në qoftë se një politikan kapet duke blerë vota, duke bashkëpunuar me mafien, duke blerë vota, duke blerë mandatin, dënohet deri në 20 e ca vite burg, 21 apo 22 vite burg. Pse? Pse një dënim kaq i rëndë, pothuajse sa një vrasje. Sepse vret shpresën. Kur vret zgjedhjet, vret votën, vret shpresën. Si e vret? Ja pra duke kapur pushtetin. Një politikë që kap pushtetin me mjete të tilla, nuk ka fytyrë njerëzore. Sado që të trukohet, çfarëdo që të bëjë, sido që të vishet, sado bukur të aktrojë, të recitojë, të ngërdheshet, nuk ka fytyrë njerëzore. Dhe Shqipërisë i duhet një politikë me fytyrë njerëzore dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse i duhet rinia. Sepse i duhet kjo që po ndodh tani që mund të duket për disa një përplasje politike. Jo, jo. Kjo është një përplasje brezash dhe një përplasje kulturash. Rinia nuk di të flasë me gjuhen e shpifjes, të gënjeshtrës, të përçmimit. Nuk di të linçojë, ka një tjetër kulturë. Di edhe kur është e zemëruar ta shprehë atë siç e shprehën studentët edhe në dhjetorin e 90’ës edhe në dhetorin e 2018-ës, di ta mbledhë zemërimin, por di ta mbledhë atë me një forcë të papërfytyrueshmë, por edhe të bukur në të njëjtën kohë. Nuk ka zemërim më të bukur e ai i rinisë, është ai që ka ndryshuar Shqipërinë, është ai që do ta ndryshojë Shqipërinë.
Ndërsa kjo tjetra nuk është zemërim, është hidhësi, është përçmim, është mungesë respekti për njëri-tjetrin. Por ti mund të mos jesh dakord me njëri-tjetrin, por duhet ta respektosh njëri-tjetrin, kjo është shoqëria, kjo është qytetaria, ky është komuniteti, kjo është shoqnia. Po pse të gjithë dakord me njëri-tjetrin jeni ju kur jeni si shokë apo si shoqe në grupe? Sigurisht që jo. Po çfarë do të thotë kjo? Ku dikush shpreh një mendim ndryshe i suleni me fjalët më të ndryra që ka fjalori? Jo, absolutisht. Rinia shqiptare, kudo ku është, para kamerave, në media, jashtë medias, në sport e kudo ka një tjetër mënyrë komunikimi që e ruan edhe kur ka ndryshim mendimi respektin për njëri-tjetrin, dinjitetin e njëri-tjetrit. Prandaj ardhja e rinisë është domosdoshmëri sepse është pjeë e kësaj që po ndodh që është pjesë e një ndryshimi të thellë kulturor, është ndryshim midis një kulture të kaluar ku po s’mendove si unë nuk vlen 2 lek, je tradhtar, je i shitur, je i marrë peng, je serb, je grek, je i pabesë, besëprerë, besësharruar, besëngjitur, besëthyer. Pse? Pse s’mendoj si ty? Ne maksimumi mund t’i pranojmë këto sloganet në statium nëpërmjet tifozëve, por në jetën e përditshme a mund të bëhet përpara pa pranuar mendimin ndryshe? Po pse u ngrit rinia para 30-vitesh? Pikërisht për mendimin ndryshe, përndryshe rrinim me një parti, me një mendim dhe e pamë se ku shkuam. Sa mirë ju që nuk e mbani mend. E dini ku shkuam apo jo? Me keq se Afrika, as bukë nuk kishte për të ushqyer popullsinë. Pyesni prindërit se ku përfunduam. Aty do të shkojmë prapë? Në një Shqipëri që është në grupin e 5 njerëzve? Një politikë me fytyrë njerëzore mund të burojë vetëm nga vota e lirë. Vota e lirë mund të garantohet vetëm atëherë kur drejtësia dhe ligji të bëjnë të mundur që politikanët që prekin votën të mos kapërdisen që e morën votën në emrin e tyre të shkojnë atje ku e kanë vendin dhe jo për 6 muaj, por për aq sa i çon Italia, për 22 vjet.
Pjesë e reformës tonë politike është kjo, vetingu në politikë, forcimi i sanksione për ata që vënë dorë mbi votën e shqiptarëve. Kush prek votën e shqiptarëve, ka prekur fëmijët e shqiptarëve, ka prekur ardhmen e shqiptarëve. Dhe ja ku i kemi provat sot, ja ku e kanë katandisur vendin dhe këtu duan ta mbajnë. Kështu e duan Shqipërinë , jo kështu siç jemi këtu ne sonte. Ky është tmerri i tyre, ky është ankthi i tyre. Një sallë e mbushur me të rinj jo për koncert, as për zbavitje, por me plane politike, me plane politike për Partinë Demokratike, me vizion politik personal, me vendosmëri për të mos u dorëzuar, por për të qëndruar, për të luftuar dhe për të fituar
Ne këtë do bëjmë, ky është plani ynë. Le ta shpallim para të gjithëve, nuk e kemi plan sekret S’mbajmë ne sekrete. Le t’ia themi çdo shqiptari e në veçanti të rinjve shqiptarë, t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore, duke nisur me fytyrën e rinisë shqiptare. Politika me fytyrë njerëzore do t’ia kthejë institucionet e shtetit shqiptarëve se sot vetëm të shqiptarëve nuk janë. Dhe kur institucionet nuk janë të shqiptarëve, ku institucionet i ka kapur një grusht njerëzish çfarë ekonomie mund të kesh në këtë vend. Nuk ka ekonomi dhe kur s’ka ekonomi xhepat janë bosh, tavolinat janë bosh, shtëpitë janë bosh, zemrat janë bosh. Nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar me institucione që nuk ju takojnë qytetarëve dhe ky është një tjetër element pjesë e rëndësishme e vizionit politik të Partisë Demokratike, politikë me fytyrë njerëzore, çlirimi i votës përmes sanksioneve ndaj politikanëve, vetingu i politiknëve, afatet jo më shumë se 2 mandate. Këto do të ndihmojnë që institucionet t’u kthehen shqiptarëve e në veçanti rinisë shqiptare. Dhe vetëm kjo do të bëjë të mundur sigurisht përmes vizioneve të ndryshme që Shqipëria të kenë një ekonomi që t’i mbajë të rinjtë këtu. Këtu nuk i mbajnë llafet, por këtu i mbajnë veprat, këtu mund t’i mbajë vetëm një sistem arsimor i cili i përgjigjet kërkesave të kohës. Çfarë na mungon ne? Arsimi ka diçka ndryshe, edhe po të kesh arsimin më të mirë në botë në qoftë se studenti nuk do të mësojë, s’do të mësojë e s’ke çfarë të bësh, hidh miliarda ti po nuk ke çfarë të bësh. Dhe ka vende, pa e thënë se cilat që e kanë këtë. Hedhin miliarda dhe produkti është mediokër. Shiko shqiptarët, kur jepet mundësia nga familje të shtresës së mesme apo edhe të varfëra se si shkëlqejnë në universitetet më konkurruese të botës. Kjo do të thotë që ne duhet të investojmë tek arsimi si një urgjencë kombëtare. Është po aq e rëndësishme sa mbrojtja kombëtare. Siç është mbrojtja për të mos u pushtuar nga një armik, që sot është edhe më e sigurtë se kurrë falë faktit se jemi anëtarë të NATO-s, falë Partisë Demokratike që mos pushtohemi përfundimisht nga depresioni ekonomik që sjell shkatërrimin e vendeve të punës, papunësinë dhe largimin e e rinisë, na duhet investimi tek arsimi sepse kemi një rini të mrekullueshme e cila me një investim të duhur në arsim është e gatshme për sfidat dhe mundësitë që ofron shekulli 21, për një punësim dinjitoz këtu në vendin e tyre , me të ardhura të mjaftueshme për të menduar themelimin e familjeve, blerjen e një shtëpie, e një apartamenti, një jetë normale në vendin tënd, afër familjes tënde, prindërve, vëllezërve, motrave, shokëve tuaja. Këto janë objektiva plotësisht të mundura. Mjafton që t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzor dhe kështu t’ia kthejmë institucioneve shqiptarëve dhe jo jë grushti njerëzish. Ne do ta bëjmë. Marsidi tha do ta bëjë Lulzim Basha, unë kam nderin dhe privilegjin t’i prij kësaj sakrifice sepse ma keni ngarkuar ju dhe nuk tërhiqem asnjë hap prapa.
Por unë vetëm nuk e bëj dot. Askush nuk e bën dot vetëm. Ky është një mision i madh, është një ndryshm që ndodh njëherë në brez. Nuk është thjeshtë ndryshim politik, po jua them edhe njëherë, është ndryshim kulturor. Kultura e brezit tuaj bëhet gati të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.
Ndaj ju ftoj, ju lus, ju pyes: A do ta bëjmë së bashku Shqipërinë ndryshe? Bashkë në këtë udhëtim për të ardhmen e rinisë, për të ardhmen e Shqipërisë.
Zoti e bekoftë rininë shqiptare.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Suksese dhe evidentoni më të mirët dhe zgjidhni më të mirë për Forumin Rinor të PD, sepse sic është PD sot, siç është rinia demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.
Zoti ju bekoftë!