Shqipëria në KS të OKB-së, Yuri Kim: Krenarë që do të ulemi si kolegë në një nga tavolinat më të rëndësishme në botë!

 

PëR anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim e cila përmes një postimi në Twitter shkruan se SHBA dhe vendi ynë do të ulen tashmë si kolegë në një nga tavolinat më të rëndësishme në botë.

“Ju mirëpresim!”-shkruan Kim.

Kujtojmë se nga sot, Shqipëria do të jetë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB, duke marrë pjesë kështu për 2 vite radhazi në të njëjtën tryezë me shtetet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Postimi i ambasadores Yuri Kim:

Ju mirëpresim 🇦🇱 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Krenar që do të ulemi së bashku si kolegë në një nga tavolinat më të rëndësishme në botë.