“Shqipëria e shqiptarve ” ?!

 

Nga Nebil Çka

Fakti që të rinjtë kanë zgjedhur këtë thirrje të Ballit Kombëtar në protesta tregon nevojën urgjente për një të djathtë politike që mungon në këtë vend që prej 1944 .
Asnjë nga partitë politike aktuale nuk e gjen veten te ky slogan Njëherazi ky zhvillim zbulon qartësisht thelbin e krizës së madhe që po kalon PD si “e djathta ” zyrtare por që nuk ka qenë kurrë e tillë .
Le të ndërrojnë kryetar të bëjnë “rithemelim” e çfarëdo artifice të duan, janë të destinuar të dështojnë se nuk mundën të bëhen dot të djathtë dhe e tillë nuk bëhej dot po nuk hoqe dorë nga komunizmi dhe komunistët si mentalitet dhe burime njerëzore. Kriza e PD është politike dhe ideologjike . Sistemi të nxjer vet jashtë në se nuk pëfqëson dot elektoratin tënd . Pas 30 vjetësh është jetike për vendin që e djathta të jetë vërtet e djathtë .
Brezi i ri që thërret në shesh “Shqipëria e shqiptarëve ” po na tregon se nuk e ha më “sapunin për djathë”.