Shpjegimi, e vërteta e votës popullore të Hillary

Në opinionin publik ende këmbëngulet në bindjen mbi teorinë më të çuditshme nga të gjitha se Trump fitoi për shkak të ndërhyrjes së Rusisë dhe jë prej argumenteve që paraqitet është statistika se kundërshtarja e tij fitoi votën popullore. Tashmë që hetimet për dosjen ruse kanë përfunduar dhe që situate po rindizet për shkak të garës zgjedhore Brenda partive për zgjedhjet 2020 më poshtë po paraqesim të vërtetën statistikore dhe metodologjinë se si zgjidhet presidenti në Shtetet e Bashkuara.
Në ndarjen administrative të tyre Shtetet e Bashkuara përbëhen nga 3 mijë e 141 qarqe. Në zgjedhjet presidenciale Trump fitoi në 3 mijë e 84 prej tyre, ndërsa Hillary Clinton Fitoi në vetëm 57 qarqe.
Në shtetin e Nju Jorkut ka gjithsej 62 qarqe nga të cilat Trump fitoi 46 dhe Hillary fitoi 16.
Në numërimin e përgjithshëm të votave Hillary rezultoi me 1.5 milionë vota më shumë se Trump.
Por ndërkohë në vetëm 5 qarqet që përfshijnë qytetin e Nju Jorkut, New York City, të cilat janë Bronks, Bruklin, Manhatan, Riçmond dhe Kuins, Hillari mori 2 milionë vota më shumë se Trump. Hillari fitoi në 4 qarqet e qytetit të Nju Jorkut, dnërsa Trump firtoi vetëm në qarkun e Riçmondit. Për pasojë vetëm këto 5 qarqe përfaqësojnë më shumë se totalin e përparassisë në numër votash të Klinton ndaj Trump.
Por këto 5 qarqe përfaqësojnë vetëm 826.2 kilometra katrorë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë një sipërfaqe prej 9.7 milionë kilometra katrorë.
Pra në një shtet me pothuajse 10 milionë kilometra katrorë do të ishte qesharake edhe ta çoje ndërmend qe fati i tij të vendosej nga popullsia e një sipërfaqe me pak se 1 mijë kilometra katrorë ose 28 herë më të vogël se Shqipëria.
Normalisht vendet me dendësi të lartë të popullsisë si Nju Jork, Çikago dhe Los Anxheles nuk mund të flasin për fatin e pjesës tjetër të vendit.
Për të zgjidhur këtë konflikt që buron nga dispropocioni mes qendrave të mbi populluara me pjesën tjetër të vendit SHBA ka kolegjin electoral që vendos ekulibrin mes popullsisë dhe sipërfaqes në përfaqësimin politik.