Shpërthim pranë një banese në Fushë Krujë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në Fushë Krujë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në fshatin Zallë në Fushë Krujë, në portën e avllisë së banesës së shtetasit Edmond Hidri.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë paraprakisht nga informacionet rezulton se pronari i banesës është një person pa probleme me drejtësinë.