Shpërthen Kujtim Gjuzi : Un pastruesi me fshesë i Çadrës së PD  .Basha ma futi ! 

Deputeti i ri i Kuvendit te Shqipërisë dhe pretendeti publik për postin e kreut te opozitës se re , pas djegies se mandateve nga deputetet e PD-LSI z. Kujtim Gjuzi ka shpjeguar qarte arsyet pse pranoi mandatin si dhe marrëdhëniet e tij me Bishën dhe Berishën .

Ne një sms dërguar një prej militanteve te njohur te PD z. Demë Dollapi, kreu i Partisë Konservatore ka shpjeguar edhe rolin e tij ne çadrën e protestës se PD: “Un isha ne çadër pastruesi i saje me fshese “ shkruan Gjuzi ne sms e tij . Ai pretendon se Basha i premtoi vendin e 7 ne listë por sorollati dhe e vendosi ne vendin e 19. Gjuzi thotë se “mandatin e tij komandon vetëm Berisha i cili sipas tij e mban fjalën.

Gjuzi shpreh ne sms vlerësimin për Dollapin dhe mijëra demokrate te tjerë por duket pak i premton se : “Borxhin qe i ka do t’ia shlyej ne qeverinë teknike” pasi publikisht nuk duket se opozita e re ka ne agjende një qeveri te tille. Qeveria teknike është kusht i opozitës qe la mandatet.

Gjuzi ne këtë sms flet për një takim te planifikuar ne ambasadorin e BE-se ne Tirane dhe një udhëtim ne Londër gjera për te cilat nuk ka pasur njoftime publike ne se janë kryera apo dhe çfarë është biseduar me ta. Nuk ka ndonjë njoftim ne se ka komunikuar me z, Berisha te cilin ai e cilëson si “njeriun qe ka ne dore mandatin e tij”.