Shkopin e gomës mbi ju, e përjetuam si litarin në qafën e Havzi Nelës !

Nga Nebil Çika *
Të nderuar pjesëtarë të lëvizjes antikomuniste te studentëve të 8 Dhjetorit 1990 !
Respekt dhe nderim për aktin tuaj të guximshëm 30 vjet më parë që çoi me ne fund ne shpalljen e pluralizmit politik në Shqipëri !
Ne te përndjekurit politike antikomunist ndiqnim me vëmendje lëvizjen tuaj dhe ishim mbështetësit tuaj me te mëdhenj e me te sinqertë. Shumica e atyre qytetareve të Tiranës që erdhën e iu mbështeten ne ato dite te vështira e të pa sigurta ishin pjesë e familjeve te përndjekura politike te diktaturës komuniste ,për te njëjtat arsye qe ju u ngritët ne proteste . Kishim 45 qe jo vetëm thërrisnim “Poshtë komunizmi” dhe kishim sakrifikuar jetën për ta rrëzuar atë me pushkatime ,burgime, internime ,me një persekutuam gjakatar gjysme shekullorë.
Ne e pamë lëvizjen tuaj si vazhdimësi e rezistencës sonë 45 vjeçare ndaj diktaturës komuniste. Nuk bëmë dallim midis nesh dhe jush .

Shkopinjtë e gomës se policisë dhe presionin psikologjik ndaj jush e konsideruam si litarin në qafen e Havzi Nelës dhe qindra te tjerëve nga ne ,si plumbat e skuadrave pushkatimit Grupin e Deputetëve , Martiret e Bombës së Ambasadës Sovjetike e mijëra te tjerë te pushkatuar nga komunistet , si prangat ne duart e njerëzve tanë te arrestuar , si vendimet e dënimeve , internimeve , dëbimeve etje forma te gjenocidit komunist ndaj nesh.

Un nuk besoj qe lëvizja juaj ne mase ishte një “revolucion i bijve kundër etërve “ ikur kemi dëgjuar te përcaktohet jo pa qellim nga disa. Ishte viti 1990 dhe prej disa vitesh një pjese e vogël e djemve dhe vajzave te shtresës sonë ishin lejuar te shkonin ne universitet dhe ata ishin atje ne krye te plotësueses , jo si djem kundër etereve por si bije te devotshëm të etërve antikomuniste. Heroi i Demokracisë dhe një nga drejtuesit e lëvizjes suaj Arben Broci ishte i biri i një të burgosuri politik antikomunist, Po kështu Arbert Avduli , Flamur Hoxha etje, që ju kërkoj ndjesë qe nuk po ia përmend emrat te gjithëve ishin nga familje te përndjekura politike antikomuniste.
Kam dëgjuar zëra qe na thonë ne qe;” ju nuk ishit atje kur po përmbysej diktatura” ne 8 dhjetor . Sigurisht qe shumica jone nuk ishte taje nuk kishte si te ishte pasi ishin te mbyllur ne burgjet politike e kampet e internimit . I ishte mohuar e drejta e jetës jo me e drejta e arsimimit. Por po ju them se ne se ne te përndjekurit politik do te ishim ne universitetet si ju nuk do te kishte pasur fare 8 dhjetor pasi Shqipëria do te ishte demokraci . Fakti qe ne nuk ishim atje ,por ne burgje e internime , qe na mohonin të gjitha te drejtat themelore te njeriut , përfshi edhe te drejtën e shkollimit ,ishte arsyeja qe legjitimoi e futi ne histori lëvizjen tuaj antikomuniste. Për këto arsye ju mbështetëm, ju pamë si vazhdimësi e rezistencës tonë epike 45 vjeçare ndaj komunizmit dhe ju respektojmë sot .
Ka disa mendime për lëvizjen tuaj .Shume nga ne e përcaktojnë si te dështuar , të tradhtuar ,te planifikuar nga regjimi etje por un e shikoja atë si një pune e pambaruar juaja dhe e te gjithëve ne. Sot 30 vjet me vonë ne jemi në te njëjtën situate si ne 8 dhjetor 1990. Përballe e ne pushtet kemi te njëjtën parti , te njëjtët ministra, drejtues e pjesëtarë te sigurimit tre shtetit ,hetues ,prokurore gjyqtare e drejtuese të tjerë, të sajë apo djem te etereve kundër te cilëve ju u ngritët gjë qe e bën domosdoshmëri mbarimin e asaj qe ju niset ne dhjetor te 1990 e qe ne e kishim nisur 45 vjet me pare .
U fol këtu për Koronavirusin ,qe ja pengoi te mblidheni te gjithë . Po ju them ju se nuk ka virus me te keq për Shqipërinë dhe boten se komunizmi te cilin ju sfiduat 30 vjet me pare, vrasës i te paktën 100 milion njerëzve, gjë qe detyron serish përpalljen me te si përparësi e përparësive , si emergjence kombëtare .
Sot vendi ka nevoje ende për ju qe e kishit seriozisht antikomunizmin.pavarësisht thinjave tuaja sot, ka nevojë për një qartësim te studenteve e te rinjve aktuale dhe gjithë opinionit publik për rrezikun komunist dhe angazhimin e te gjithë shqiptareve normal kundër tij si ne 1990. Projekti , lufta jone dhe juaj kundër komunizmit duhet te përfundojë !
Respekt e nderim për ju dhe kontributin tuaj kundër komunizmit .
Faleminderit për ftesën !

*Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë. Fjala ne takimin e me studentet e dhjetor 1990 .08.12 2020