Shkon në 3 numëri i kandidatëve -Kadilli i shtohet Berishës dhe Kullurit në garën për kreun e PD

 

Fatbardh Kadilli, ish-anëtari i Kryesisë ka shpallur sot kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.

Kadilli është shprehur se nuk do karrierë personale por do të ofrojë një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

Kadilli: Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata.

Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë ” Kadili ishte nje nga tre sfidanet e Bashës  edhe ne zgjedhjet e fundit per kryetarin  PD dhe u rendit i fundit ne gare me  rreth 2 % të votave , Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë një Kuvend ,sipas tijë “antimaerikan ,”të PD-së

Deri tani kane deaklaruar kandidaturën për kreun e PD.Sali Berisha,Edvin Kulluri dhe Fatbardh  Kadilli