Shkon në 15 numri i viktimave, 3 persona ndërrojnë jetë brenda 24 orëve

TIRANË–Numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 243, ndërsa 3 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve, duke e çuar në 15 numrin e viktimave. Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.

Viktima e parë për këtë 24-orësh u shënua gjatë natës. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga Durrësi, ndërsa pasditen e sotme ndërroi jetë një pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i cili pësoi infarkt miokardi. Sipas Ministrisë së3 Shëndetësisë, 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje si: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake. Përveç tij, ka ndërruar jetë edhe 69-vjeçari me iniciale R. P nga Hasi. Ai trajtohej prej 8 ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar).

Aktualisht, nga 243 personat e infektuar, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa vetëm 1 prej tyre është intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Lajmi i mirë është që numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 52, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 8 pacientë të tjerë. Harta e të prekurve nga COVID-është zgjeruar në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste.