Shkodër, dy vëllezërit Bilali ekzekutohen në oborrin e shtëpisë

 

 

Shkodra tronditet sërish. Mëngjesin e së shtunës, 30 mars 2019, në banesën e tyre u ekzekutuan me armë zjarri dy vellezërit Astrit dhe Brahim Bilali, përkatësisht 59 dhe 61 vjeç.

Breshëria e plumbave mbi to, u shkaktoi vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qënë të maskuar, lëviznin me një automjet tip Benz që u gjet i djegur disa metra larg vendit të ngjarjes, ne zonën e Livadheve.

Ekzekutimi ne oborr-

Vrasja ndodhi rreth orës 09:45, në vendin e quajtur “Zooteknika”në lagjen “Guerrile” në Shkodër.

“Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër)” informoi policia e Shkodres

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy vëllezërit janë ekzekutuar në oborrin e banesës së tyre. Ata kanë qenë duke rregulluar një portë të re hyrëse kur është afruar ekzekutori (et) dhe i ka qëlluar.

Autoret me maska-

Autorët që dyshohet se kanë qënë të maskuar, lëviznin me një automjet tip Benz që u gjet i djegur disa metra larg vendit të ngjarjes, ne zonën e Livadheve. Pasi braktisën mjetin dhe i vunë flakën, autorët u larguan pa rënë në gjurmët e policisë. Sipas të dhënave të para hetimore, autorët dyshohet se i kanë ruajtur prej orëve të para të mëngjesit dy vellezërit Bilali dhe sapo kanë konstatuar daljen e tyre në oborrin e shtëpisë, kanë shtënë me breshëri duke u larguar më pas.

Krihet zona-

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës shkuan edhe forcat FNSH Shkodër. Vetë drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës, Vehbi Bushati si dhe prokurori Albert Muçaj. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Kush ishin Astrit dhe Brahim Balili? – Të dy viktimat ishin emra të njohur në qytet. Brahim Bilali drejtonte shoqatën “2 Prilli” në Shkoder dhe ishte anëtar i deges së Partisë Demokratike. I  vëllai, Astriti  merrej me hipizëm dhe zotëronte një fermë.

59 vjeçari Astrit Bilali është babai i ish boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali i arrestuar në shtatorin e vitit të kaluar në kuadër të operacionit “Forca ligjit”. Emri i tij u bë i njohur për shkak se u përfol asokohe se ai ndodhej duke kalëruar me viktimën Arjan Ferracaku dhe shenjestra u ngatërrua për shkak të ngjashmërive fizike që kishin mes tyre. Por Bilali nga policia rezulton i skeduar edhe për ngjarje të tjera në qytetin verior.

Kerkohet ndihma- Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë  në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të  anonimatit.

Motivet? Nuk dihet nëse kjo vrasje e dyfishte ka lidhje pikërisht me të shkuarën e djalit të një prej viktimave, apo për ndonjë konflikt të ri që ato mund të kenë pasur. Mësohet se dy vellezërit lëviznin lirisht në qytet dhe nuk ruheshin, ç’ka përjashton mundësine që ata personalisht të kenë patur ndonjë problematikë. Policisë së Shkodres në ndihmë do t’i vihet edhe një grup i posaçëm me ekspertë nga policia kriminale, që do të hetojnë zbardhjen e ngjarjes.

Saga e vrasjeve në Shkoder pa autor për fat të keq ka shkuar në 11 viktima dhe ende policia dosjet i ka të hapura për vrasjet që në më pak se 2 vite goditën kryeqendrën e veriut.