Shkodër/ Dy shpërthime me tritol terrorizojnë qytetin. Voltana Ademi : Te zbulohen e ndeshkohen autoret

 

Shkodra është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga dy shpërthime me tritol të ndodhura në lagjen Qafë Hardhi.

Burime bëjnë me dije se dy shpërthimet e njëpasnjëshme janë regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit, të cilat kanë shkaktuar një panik në të gjithë zonën, pasi zhurma ka qenë shumë e madhe.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se tritoli është vendosur pranë banesës së shtetasit Nikollë Arraj, i cili është babai i ish-basketbollistit të Vllaznisë Nikolin Arraj. Ky i fundit së bashku me familjen e tij kanë qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.

Lënda plasëse është vendosur pranë portës, dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht derimë tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rastit.

Derimë tani nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë lidhur me ngjarjen.

 

Reagimim i fortë i kryebashkiakes së Shkodrës pas luftës mes bandave dhe eksplozivit

Per kete ngjarje ka reaguar edhe kreu i bashkise shkoder  znj.Voltana Ademi : Shumë e shqetësuar për ngjarjet e rënda që kanë tronditur rendin publik në qytetin e Shkodrës!

Në qendër të Shkodrës, në Pedonalen tonë, aty ku ne lëvizim në çdo moment të ditës, krimi godet! Një person i pafajshëm plagoset, thjesht duke qenë kalimtar. Pak orë më pas, në një lagje tjetër të Shkodrës, një shpërthim eksplozivi ka ngjallur ankth tek qytetarët!

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesve vendorë të Policisë, të zbardhin një orë e më parë këto ngjarje kriminale dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

Mbështetja ime personale, por edhe e strukturave të Bashkisë Shkodër nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë ligjore që i takojnë!

Shkodra, shkodranët, kanë nevojë për rend dhe siguri në rrugët ku ata lëvizin dhe sidomos, në shtëpitë e tyre. Është detyra e strukturave të shtetit t’ua garantojë këtë.