Shija e pushtetit! Gjithë çfarë duhet të dini për krimet e kreut të OBSH

Tedros Adhanom Ghebreyesus, përveç se është drejtori i parë i Organizatës Botërore Shëndetësore pa asnjë gradë mjekësore, gjithashtu ka një prapavijë politike në krahasim me paraardhësit e tij. Në biografinë e tij në internet, OBSH lartëson kualifikimet e tij si ministër etiopian i Shëndetësisë nga viti 2002 deri në 2012, gjë që është befasuese.

Përveç kredencialeve të tij mjekësore, Tedros është anëtar i Tigray People’s Liberation Front” (TPLF), një organizatë paqësore siç sugjeron emri i saj. E themeluar si një parti revolucionare komuniste, ajo erdhi në pushtet në vitin 1991, udhëhoqi një fushatë guerile kundër diktaturës së Mengistu dhe më pas formoi një koalicion me dy partitë e tjera etnike pas largimi të saj.

Me kalimin e kohës, TPLF filloi të ushtrojë gjithnjë e më shumë ndikim mbi dy palët e tjera. Shumica e gjeneralëve ushtarakë dhe udhëheqësit kryesorë brenda qeverisë janë nga Tigray, përfshirë Kryeministrin që qeverisi vendin për 21 vjet para vdekjes së tij. Tigray përfaqëson vetëm 6% të popullsisë së Etiopisë, një nga grupet kryesore etnike është Amhara, e cila kishte formuar regjimin Mengistu.

Trajtimi nga regjimi Mengistu ka krijuar shumë pakënaqësi ndaj komunitetit Amhara, tek grupet të tjera etnike, siç është ai i Oromo. Vetë Tedros vjen nga rajoni i Tigray dhe është një anëtar i moshuar i partisë, së cilës i ishte bashkuar që nga heqja e regjimit Mengistu.

E njëjta parti që në manifestin e saj të vitit 1968 përcaktoi njerëzit e Amhara si “armikun e tyre të përjetshëm”.

A ishte Tedros një anëtar i moshuar? Sigurisht, Tigraionline e renditi atë si anëtarin e tretë më të rëndësishëm të komitetit të përhershëm të politikës, që jep përshtypjen se ai ishte më i rëndësishëm se një administrator i thjeshtë mjekësor.

TPLF u klasifikua si një organizatë terroriste nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në vitet 1990 dhe është ende e shënuar edhe sot si një anëtar i bazës së të dhënave globale të terrorizmit, për shkak të zakonit të tij kokëfortë për të kryer sulme të armatosura në zona rurale.

Populli i Amhara ka denoncuar diskriminimin sistematik dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga qeveria. “Humans Right Watch” në vitin 2010 shkroi një raport mbi mënyrën sesi ndihmat në formën e ushqimit u ndaluan nga fshatarët vendas të Amhara për shkak të lidhjeve të tyre me partinë e opozitës. Forma të tjera të refuzimit të ndihmës çuan në refuzimin e kujdesit shëndetësor urgjent nga Ministria e Shëndetësisë; e njëjta ministri që drejtohej nga Tedros Adhanom në atë kohë.

Unioni Popullor Amhara, një grup aktivistësh me qendër në Uashington, ngriti shumë akuza të tjera për shkelje të të drejtave të njeriut kundër qeverisë së udhëhequr nga TPLF, përfshirë faktin që niveli i lindjeve në rajonin e Amhara ishte shumë më i ulët se ato në rajone të tjera. Në një seancë të parlamentit Etiopisë ata vunë re se rreth 2 milionë banorë Amhara ishin “zhdukur” nga regjistrimi i popullsisë.

Tedros ishte gjithashtu ministër i Shëndetësisë në një kohë kur regjimi u akuzua për fshehje të epidemive. Një shpërthim kolere u përhap në rajon në vitin 2007, duke prekur mijëra njerëz edhe në vendet fqinje. Në kohën e shpërthimit të kolerës në Etiopi, qeveria thjesht e riemërtoi epideminë dhe e quajti atë “Diarre Akute Ujore” (AWD).

Organizatat ndërkombëtare u vunë nën presion për të mos e quajtur kolerë (pavarësisht faktit që Kombet e Bashkuara kishin identifikuar virusin ), ashtu si dhe iu tha zyrtarëve publikë që të mos zbulonin numrin e të infektuarve. Një tjetër fitore e jashtëzakonshme për ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe.

Uria vdekjeprurëse që goditi Etiopinë në vitet 1980 e lidhi përgjithmonë vendin me epideminë e kolerës, por kjo njollë nuk është vetëm një shenjë e së kaluarës. Vetë OBSH, pas faqeve të raporteve të flakta se si po shkonte sektori shëndetësor i Etiopisë, pranoi se të paktën 8.6 milionë njerëz kishin ende nevojë për ndihmë ushqimore për të mbijetuar dhe se situata nuk ishte përmirësuar ai në katër vitet e fundit.

Pra, në fund të mandatit të ndritshëm politik të Tedros, vendi mund të mburrej me një shifër 8% të popullsisë, të cilët do të kishin uri deri në vdekje, sepse ata ishin të privuar nga ndihma e huaj.

Por pas rezultateve të tij të shkëlqyera shëndetësore, Tedros kishte peshq më të mëdhenj “për t’u skuqur”. Në vitin 2012 ai u emërua Ministër i Jashtëm dhe menjëherë shtypi, gazetarët e qeverisë dhe kundërshtarët, u dërguan në internim në Jemen. Të dy vendet filluan negociatat për të gjetur dhe dëbuar disidentët nga Jemeni dhe t’i burgosnin në Etiopi. Vetë Tedros drejtoi këto negociata, sic dëshmon një fotografi e bisedimeve të tij me ministrin e jashtëm jemenas.

Një rast i tillë ishte një shtetas britanik Andy Tsege, i arrestuar në aeroportin Sana’a dhe i dënuar me vdekje dy herë në Etiopi. Ky rast kërkoi përfshirjen e qeverisë britanike e cila kërcënoi të mohojë ndihmën për Etiopinë nëse britanikut nuk i jepej azil. Tedros u përgjigj se Tsege ishte “trajtuar shumë mirë. Ai ka edhe një laptop, a keni dëgjuar ndonjëherë për një të burgosur politik me një laptop?”

Andy padyshim, pas kthimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, tregoi një histori krejt tjetër, duke pretenduar se ishte torturuar për ditë të tëra, së bashku me dhjetëra të burgosur të tjerë.

Një nga arsyet pse kualifikimi i Tedros si Ministër i Jashtëm mungon në disa prej CV-ve të tij në internet, mund të jetë për shkak të protestave masive që përfshinë vendin në vitin 2016. Qeveria Etiopiane disa vite më parë kishte zbuluar një master plan për të marrë përsipër 1000 mijë hektarë tokë për tu ofruar kontraktuesve ndërkombëtarë me norma të subvencionuara. Kjo çoi në zhvendosjen e detyruar të 15.000 njerëzve nga rajoni i Oromia, një operacion të cilin qeveria e shpalli “fitimprurës” sepse rajonit aktualisht “i mungonte infrastruktura”.

Protestat masive shpërthyen dhunshëm gjatë festivalit kulturor Irreechaa në Bishoftu, më 2 tetor 2016. Policia fillimisht u përgjigj me gaz lotsjellës, dhe më tej me të shtëna me armë. Përplasja e dhunshme rezultoi në vdekjen e rreth 500 protestuesve, sipas “Human Rights Watch”. Qeveria më pas shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke arrestuar rreth 70.000 njerëz dhe duke detyruar dhjetëra gazetarë të opozitës në internim.

Pas letrës së hapur drejtuar ministrit të Jashtëm Adhanom Tedros nga “Human Rights Watch”, e cila citoi ankesën e tij në Parlamentin Europian, ministri së pari mohoi që numri i të vdekurve ishte aq i lartë, dhe pretendoi se policia ishte e paarmatosur, duke kundërshtuar me paturpësi masakrat.

Kjo është pra “figura fisnike”, e cila ka mbajtur postin e drejtorit të OBSH-së që nga viti 2017. Pastaj, për të mos humbur as një mundësi për të mbrojtur vrasësit, Tedros kishte protestuar për gjyqin që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës po zhvillonte kundër Uhuru Kenyatta, i cili erdhi në pushtet me mashtrime elektorale dhe Brigada e Pestë e të cilit kishte vrarë 1.300 civilë. Nuk është për t’u habitur, që një nga gjërat e para që bëri Tedros pas marrjes së detyrës ishte emërimi i Robert Mugabe – fatmirësisht tani i vdekur – ambasador të vullnetit të mirë në OBSH, një personazh i cili që urdhëroi të vriten mbi 20.000 civilë në Zimbabve në vitet 1980.

Tedros padyshim shfrytëzon çdo mundësi të mundshme për të lavdëruar qeverisjen e mirë të Kinës dhe, duke pasur parasysh respektimin e të drejtave të njeriut në Republikën Popullore, nuk është çudi që ai i pëlqen aq shumë. Nga projekte të tilla si qendrat e propagandës mediatike, dëbimet masive dhe fletët e vlerësimit të stilit të kredisë sociale, qeverisja e Etiopisë ngjan në shumë shprehje një kopje karboni të modelit autoritar kinez. Favorizon më shumë fitimin sesa të drejtat e njeriut.

Etiopia, deri vonë, ka mbetur një nga shtetet që kanë shkelur më së shumti të drejtat e njeriut në botë, duke marrë një rezultat 19 nga 100 në indeksin e lirisë së njeriut për vitin 2018 dhe një rezultat 150 nga 180 për lirinë e shtypit. Qeveria ka mbetur në pushtet që nga viti 1991 dhe ka të ngjarë të jetë “aq popullore” sa që ka fituar çdo plebishit me miratimin 100%.

Si u bë një burrë me një program si Tedros drejtor i OBSH? Në të vërtetë, OBSH ka qenë e përfshirë në skandale të shumta prej kohësh. Përballë rritjeve gati të parëndësishme të buxhetit në vitet 1990, OBSH iu drejtua sektorit të biznesit për fonde shtesë dhe që nga viti 2008 dhurimet e korporatave janë rritur në 80% në buxhetin e organizatës.

Sipas studiuesit të shëndetit, Soniah Shah, roli që luajnë kompanitë e mëdha farmaceutike në përcaktimin e politikës globale të shëndetit, ka krijuar konflikte serioze të interesit, sepse ndërsa nga njëra anë përmirëson imazhin publik të kompanive, nga ana tjetër favorizon interesat e tyre financiare. Kjo çoi në lobimin për të dobësuar ligjet e patentave për ilaçet e reja në Indi, dhe për të bllokuar ligjet në Afrikën e Jugut të cilat u përpoqën ta bëjnë trajtimin e HIV më të arritshëm.

Përvetësimi i rëndë i fondeve të organizatës u bë më i dukshëm në vitin 2016, kur u zbulua se OBSH shpenzoi 200 milionë dollarë në vit për shpenzime udhëtimi, duke mos përfshirë edhe ato të paguara nga vendi pritës. Një raport tjetër absolutisht i dëmshëm i publikuar nga Associated Press raportoi se punonjësit e OBSH-së që punonin për të lehtësuar epideminë e kolerës në Jemen kishin vjedhur në mënyrë efektive fonde nga zyrtarët. Disa nga këta punëtorë nuk u larguan as nga punët e tyre më pas.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e Tedros. Pas investimeve të tyre masive në programet shëndetësore në Etiopi që Tedros i kishte lehtësuar, fondacioni dëshironte të promovonte programe të ngjashme globalisht dhe i dhuroi miliarda OBSH-së për këtë qëllim.

Emërimi i një personi aq të pakualifikuar sa Tedros i detyrohet shumë strukturës labirintike të procesit të emërimit të OBSH. Drejtori zgjidhet nga bordi i drejtorëve, i cili nga ana e tij emërohet nga një pakicë e radhëve të Kuvendit, e përbërë nga ministra të shëndetësisë të emëruar nga qeveritë botërore.

OBSH ka pra të njëjtin problem si shumë institucione të tjera globale. Kështu që mandati i tij është shumë pak demokratik. Sigurisht, media e portretizoi Tedros si një personalitet të nderuar, me një mision etik, me qëllim shërimin e sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë.

Slogani për fushatën e tij zgjedhore në Twitter përsëriti se “është koha që një afrikan të udhëheq OBSH”. Në fakt, do të ishte e mjaftueshme nëse ai nuk do të ishte afrikan i një regjimi që kishte kaluar vitet e fundit duke vrarë, deportuar dhe detyruar më shumë afrikanë në mërgim se pothuajse të gjithë të tjerët, shkruan noa.al.

Disa kundërshtime theksuan se drejtori i përgjithshëm ka pak fuqi mbi politikën aktuale të OBSH-së, e cila nuk merr parasysh faktin që organizata pranohet si një autoritet global shëndetësor dhe këshillon qeveritë botërore.

Keq-administrimi i OBSH-së përmes njerëzve si Tedros ka përkeqësuar plotësisht pandeminë globale të koronavirusit.

Para së gjithash duke deklaruar se vendet nuk duhet të kenë udhëtime të kufizuara në Kinë për të mos diskriminuar, dhe menjëherë pas kësaj, duke i qortuar për mos marrjen e masave të duhura për parandalimin e koronavirusit. Nga ana tjetër, virusi u quajt “pandemik” shumë kohë më vonë nga shpërthimi, shkruan John Martin në ‘roughestimate’.

Nëse ndonjëherë ka pasur një shembull të dështimit të institucioneve të globalizuara, OBSH është pa dyshim shembull perfekt. Kjo nuk do të thotë që organizata nuk ka bërë asgjë të mirë, por pafundësia e keqmenaxhimit të saj do të thotë që këshillat e saj nuk duhen marrë fjalë për fjalë, duke pasur parasysh autorizimin shkencor që i ka caktuar bota.

Në një botë të shëndetshme, në vend që të udhëheqin një organizatë globale, Tedros dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të ishin gjykuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e tyre dhe, nëse do të shpalleshin fajtorë, do të duhej të kalonin pjesën tjetër të jetës së tyre në burg./ Shqipëroi A.Ymeraj- NOA.al

Marre nga NOA.al