“Sherri” i Topallit me Bashën në ceremoninë mortore të Mbretit Leka I

Nga Murat Basha *

Dhimbja na kishte mbërthyer shumë prej nesh,të tjerët trishtimi, dhe disa mërzitja.
Kishim qëndruar mbi shkallët e parlamentit për të dëgjuar fjalimin e lamtumirës të z.Lulzim Basha në nderim të Mbretit Leka I.
Sheshi para parlamentit,rruga Elbasanit,nga qëndra Toptani sot,deri ke ura, ishte plot me njerëz.
I patëm kërkuar kryeministrit ta mbante ai fjalimin ose kryeparlamentarja, por ai na sugjeroi të flisnim me z.Basha ;
-“E keni edhe mik të familjes Mbretërore” na tha…
Ashtu bëmë, fola me z.Basha, i cili pranoi me kënaqësi të mbante fjalën e lamtumirës.
Gjatë fjalës në një moment ikën dritat,hyj me vrap dhe shoh një gardist që kishte shkëput energjin.
-” Çar bo “? i them me zemërim
Uli kokën dhe nuk foli. Dikush e kishte urdhëru…..
Lash nji djal të ruante se mos dikush tjetër bënte të njëjtin veprim.
Z.Basha mbajti një fjalim drithërues.
U nisëm për t’a përcjellë Mbretin Leka I,për në banesën e fundit.
Në radhën e parë ishin anëtarët e familjes Mbretërore, krahas tyne kryeministri, djathtas tij z,Basha e tjerë. Majtas kryeministrit znj.Topalli e me rradhë.
Në dy krahët e kortezhit gazetarët dhe kameramanët e Tv-ve.
Kishim bërë rreth 20 metra nga hyrja e parlamentit, kur znj.Topalli mbas krahëve të kryeministrit i drejtohet z.Basha
“Nuk munesh me ba ça t’dush ti n,parlamentin tem…”
Z.Basha nuk u përgjigj. Gazetarët lëvizën.
-“Me ty po flas ” vazhdoi zonja Topalli.
-” Me mua po flisni zonjë ” e pyeti z.Basha.
-“Po,po me ty po flas ” ja ktheu Topalli.
-“Jam këtu dhe mbajta fjalimin me kërkesë të familjes Mbretërore dhe mbas aprovimit të kryeministrit ” u përgjigj z.Basha…..
Të nesërmen dhe më pas,gazetarët shkruan dhe më pyetën për këtë fakt, por gjithmonë u jam përgjigjur se nuk kam dëgjuar asgjë.
Sot duhet folur… por edhe për shumë gjëra të tjetra….. .*Anetar i KKPD , mbiemri i njëjtë i autorit te shkrimit me kryetarin e PD është rastësi,nuk kanë lidhje gjaku me njëri- tjetrin.