SHBA/Zgjedhjet 2021: Votime-Politikë-Zgjedhje

Nga Beqir SINA – New York

Fossella në Staten Island/New York, një republikanë, me “bekimin” e Danald Trump – një fitore tjetër edhe për komunitetin Shqiptar !
Aleksander Mici, një Shqiptar që meriton më shumë vemendje dhe përkrahje nga komuniteti shqiptar në New York!
Vedat Gashi anëtar i rizgjedhur në Bordin Ligjistativë në Westchester County, NY!
SHBA/NEW YORK : Kjo ditë zgjedhjesh e Marta e parë e muajt Nëntor, është e para që kur Joe Biden, një demokrat, u bë president. Me vlerësimet e tij të miratimit të popullaritetit në rënie muajt e fundit, dhe një Kongresi i cili ende nuk ka miratuar axhendën e tij ekonomike, ndërkohë, që fitoret e republikanëve, duket se janë të mundshme në secilin shtet.
Zgjedhjet e të Martës, për guvernator në Virxhinia(Virginia) dhe Nju Xhersi(New Jersey), po priren të marrin një vëmendje të madhe. Në, ndërkohë, që rezultatet e këtyre dy shteteve vlerësohen për një kuptim më të thellë rreth asaj që parashikojnë, analistët e këtyre zgjedhjeve, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshëme, ato afatmesme të vitit(2022), të cilat natyrisht dotë përcaktojnë edhe se cila parti dotë kontrolloi Kongresin.
Për këtë arsye, para zgjedhjeve të së martës, të dy kandidatët theksuan rëndësinë e tyre për skenën politike kombëtare, para zgjedhjeve të vitit 2022, sidomos ato për Dhomën e Përfaqësuesve – Kongresit.
Demokratët, që kanë një shumicë të ngushtë si në Dhomën e Përfaqësuesve me + 5, ashtu edhe në Senat me +1, humbja e kontrollit të njërës ose të të dyjave vitin e ardhshëm do ta bënte më të vështirë për presidentin demokrat Joe Biden të ndjekë agjendën e tij legjislative në Capitol Hill .
Republikanët që nuk kishin fituar postin e guvernatorit të Virxhinias që nga viti 2009, e rrëzuan “mitin” dymbëdhjet vjecar, me Republikanin Glenn Youngkin, i cili dje në votime mbajti një epërsi ndaj ish-guvernatorit të Virxhinias Terry McAuliffe, një demokrat, në garën më të shtrenguar ndonjëherë të guvernatorit të shtetit.
Në New Jersey, Guvernatori Demokrat i mandatit të parë Phil Murphy, nuk arriti të mbajë një epërsi të “bindëshme” kundër Jack Ciattarelli të GOP, një ish ligjvënës shtetëror.
Murphy dhe Ciattarelli, sipas gazetarve mund të përballen me një pritje të gjatë, me mijëra vota për t’u numëruar, siç janë një numër i panjohur votash me postë dhe fletëvotime të përkohshme.
Është, e mundur që rezultatit të zgjedhjeve në New Jersey, do t’i duhen javë për t’u finalizuar, dhe nëse gara mbetet e ngushtë, dhe, nëse njëri nga kandidatët mund të kërkojë rinumërim, ato do të rinumërohen, ose votohet përsëri.
Qyteti i Nju Jorkut, pa asnjë dyshim zgjodhi demokratin Eric Adams, si kryebashkiak të ardhshëm, duke mundur kundërshtarin e tij republikan, Curtis Sliwa. Adams, president i bashkisë Brooklyn dhe një kapiten policie në pension, që do të bëhet kryetari i dytë me ngjyrë në historinë e qytetit.
New Yorku -votime-polemika-zgjedhje!
Republikani David Carr, i cili erdhi deri këtu, mes polemikave të shumta dhe dyshimeve për “zhvlerësim të votave” të shqiptarve, në garën paraprake brenda GOP, me kandidatin shqiptar – amerikan Marko Kepi, shpalli fitoren në distriktin e 50-të Këshillit të Qytetit, në Mid-Island të bashkisë, ndaj sfiduesve demokratë Sal Albanese dhe konservator George Wonica në natën e zgjedhjeve.
Me 90% të votave të numëruara, Carr, shpalli qysh mbreme fitoren me 60.35% të votave, kundrejt demokratit Sal Albanese 29.26% dhe Wonica 7.16%.
Carr, tha se ëndrra e tij për të qenë në politikë filloi që kur ishte 8 vjeç dhe mësuesi e pyeti se çfarë donte të bëhej kur të rritej.“E dija se diçka duhej të ndryshonte dhe se unë duhej të isha pjesë e atij ndryshimi,” tha Carr. “Unë do të punoj shumë për ju. Mezi pres të filloj më 1 janar.”
Simbas shtypit lokal, rruga drejt fitores ishte e gjatë për Carr-in, pasi ai dhe stafi i tij, republikan u përfshin në një garë teper të tensionuar në primare, për çka dhe u zvarrit deri në verë, me rinumrime dhe dy seanca gjyqësore.
Deri në zgjedhjet paraprake të qershorit, Carr, njoftoi zyrën e Prokurorit të Qarkut Richmond për « mashtrime të mundshme zgjedhore » të kryera nga fushata e Marko Kepit, duke nxitur kështu edhe një hetim mbi grumbullimin e supozuar të votave të paligjshme dhe aplikime të falsifikuara për regjistrimin e votuesve.
Ndërkohë, që gjatë procesit të numërimit, Kepi, akuzoi publikisht, kundërshtatrin e tij nga e njëjta parti, David Carr-in, për një “komplot” me Bordin e Zgjedhjeve, për të diskriminuar komunitetin shqiptaro-amerikan, duke mos numëruar fletëvotimet e votuesve shqiptar, dhe quajtur ato të pa vlefëshme.
“Gjoja, se fletëvotimet e shqiptarve simbas tij(Carr), të kishin mospërputhjen e nënshkrimeve në fletëvotimet dhe aplikimet përkatëse të fletëvotimeve”.
Një muaj pas zgjedhjeve paraprake, BOE ende nuk i kishte certifikuar rezultatet pasi një diferencë e ngushtë midis kandidatëve shkaktoi një rinumërim manual të votave.
Në gusht, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të shtetit Ralph Porzio, tha se Kepi, nuk arriti të provonte se BOE ose Carr, ishin të motivuar për të hequr nga numerimi votat në mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe nuk ofroi asnjë provë që tregonte se bordi i konsideroi 160 fletëvotimet “të shënuara” bazuar në përkatësinë etnike.
Në tetor, katër gjyqtarë të Gjykatës së Lartë të Divizionit të Apelit të shtetit të Nju Jorkut vendosën të mbështesnin vendimin e Gjykatës së Lartë të Staten Island, Ralph J. Porzio, të marrë në gusht, i cili shpalli Carr-in fitues zyrtar.
Mirpo, ende nuk është provuar e verteta, megjithse, GOP i dha mandatin Carr, për të kandiduar e fituar një distrikt që Repubikanët e kanë të sigurt në çdo zgjedhje.
Fossella në Staten Island/New York, një republikanë, me “bekimin” e Danald Trump – një, fitore edhe për komunitetin Shqiptar !
Një garë e cila u “konsiderua” si fitore e komunitetit Shqiptar në ishullin “Staten Island”, të Qyetit të New Yorkut, mbrëmë, pa dyshim që ishte ajo e Vito Fosellës, Presidenti i ri i Borough-it të Staten Island, duke ja rikthyer ishullin – partisë republikane.
Ku votuesit shqiptar në këtë ishull jo vetem votuan masovikisht , por vullnetarisht ndihmuan në fitoren e tij, të padiskutueshme në Staten Island.
Dhe, keshtu me shumë të drejt fitorja e Vito Foselles, mund të quhet edhe “fitore e Shqiptarve”.
Kjo për për shkak të lidhjeve të tija të forta me komunitetin shqiptar. Provuar kjo ne dekada më parë, prej kur Vito Fosella, per 14 vjet(7 ligjistatura) shërbeu në Kongres :
Kontributi i tij në demokratizmin e Shqipërisë, zëri i tij në Kongres për Kosovën, lirinë e të drejtat e njeriut në trojet shqiptare, dhe ajo më e vecanta, është kontributi i tij, lidhja me ish kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Dibra” Ibrahim Kolari, dhe Familjen Rusi, Ilir Rusin.
(Më datë 28 Janar të 2010 në Staten Island – New York, ish kryetari i Komunes Dibrës z. dr Argetim Fida në Staten Island , nënshkroi marrveshejen për Binjakëzimin e Komunës së Dibrës me Staten Island-New York.)
Vito Fossella, është « kid » i rikthimit politik, duke fituar lehtësisht garën për president të bashkisë Staten Island të martën – në më shumë se një dekadë pasi një skandal e « prishi » karrierën e tij.
Kongresmeni republikan me shtatë mandate zgjodhi të mos kërkonte rizgjedhjen për vendin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2008, pas një përplasje me makinë në gjendje të dehur në Virxhinia, ku u zbulua se ai po mbante të « fshehur » në makinë edhe një “grua” të dytë.
Por, me sa duket kjo është e gjitha qê i përjet të kaluarës. Fossella, u pajtua me gruan e tij, Mary Pat, dhe votuesit në lagjen më konservatore të qytetit i dhanë atij një shans të dytë gjithashtu.
I ndihmuar me ndihmën e një miratimi vendimtar nga ish-presidenti Donald Trump, Fossella, mundi ngushtë këshilltarin Steve Matteo, në zgjedhjet paraprake republikane të qershorit.
Fossella, mundi avokatin demokrat Mark Murphy dhe Leticia Remauro, kandidate e Partisë Konservatore.
Me më shumë se 80 për qind të votave, Fossella, doli pothuajse dy me një, me 60 për qind ose 17,268 vota ndaj 31 për qind ose 8,993 vota për Murphy. Remauro mori 2239 vota ose 7 për qind.
“Jam i përulur që njerëzit e Staten Island më kanë dhënë një mundësi tjetër për të shërbyer”, tha Fossella, i cili mori një telefonatë urimi mbrëmë edhe nga ish-presidenti Trump.
“Unë jam mirënjohës për mënyrën se si Presidenti Trump ishte instrumental në fitoren time,” tha Fossella për Post të martën mbrëma.
“Në qytetin dhe vendin tonë po ndodhin gjëra të çmendura. Ne duhet të mbështesim policinë dhe të marrim sundimin e ligjit nën kontroll.”
Aleksander Mici, një Shqiptar që meriton më shumë vemendje dhe përkrahje nga komuniteti shqiptar në New York.
Një tjetër garë që “fatkeqësisht” nga komuniteti Shqiptar, ju dha shumë pak vemendje,ishte ajo e shqiptaro amerikanit Aleksander Mici në Bronx -New York, megjithse ai humbi me shumë dinjitet.
Por, në se do të kishte marr votat e shqiptarve, Mici sot do të ishte fitues i sigurt, nga se humbi “vetëm” nga votat e Shqiptarve në Bronx, që kanë më shumë se 10 mijë votues të regjistruar.
Marjorie Velazquez, do të bëhet latinija e parë dhe gruaja me ngjyrë që do të përfaqësojë Distriktin e 13-të, Bronx të Këshillit Bashkiak,New York, një vend për të cilin ajo konkurroi pa sukses në 2017. Velazquez, nga shtypi njujorkez thuhet se e fitoi garen mbrem në një sfidë të “ashpër” nga kundërshtari republikan Alexsander Mici – në të vetmen garë të ngushtë në Bronx, në natën e Mart – për një vend që përfshin pjesë të Bronksit perëndimor, fitorja e saj i vuri një hark një fushate që ka zgjatur katër vjet.
Të martën, gjithashtu fitojë edhe një shqiptar. I vetmi që kandidojë dhe mori pjesë në zgjedhjet e së Martës dhe fitojë.
Ai është Vedat Gashi anëtar i rizgjedhur në Bordin Ligjistativë në Westchester County, NY!
Angazhimi i Vedat Gashit në shërbimin publik erdhi nga përvoja e familjes së tij si aktivistë politikë dhe refugjatë, mundësitë që ai pati duke punuar me liderë frymëzues dhe përvoja e tij për të ndihmuar në të krijojë një vend nga hiri i luftës në Kosovë, prej edhe nga ai erdhi katêr vjeçar në SHBA.