SHBA, Robert C. O’Brien emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Robert C. O’Brien, Këshilltar për Siguri Kombëtare.
“Kam punuar për kohë të gjatë me Robertin. Ai do të bëjë një punë fantastike,” tha Presidenti Trump përmes rrjetit social Twitter.

O’Brien ka qenë më herët I dërguar special i Presidentit për Çështje të Pengjeve në Departamentin amerikan të Shtetit, raporton RFE.
Ndryshe, Robert C. O’Brien do jetë Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Trump ka shkarkuar John Boltonin nga kjo pozitë.