S’është pandemi ,por diktaturë
Nga Nebil Çika*
Duhej që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të kërkonte mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora që të kuptohej hapur se si pandemia po përdoret nga pushteti për që konsoliduar diktaturën e tij . Kreu i qeverisë Rama gjatë gjithë kësaj kohë e ka përgatitur terrenin për të mbërritur në këtë moment ku të goditet hapur liria e shtypit . Këto ditë të pandemisë Rama ka shkelur çdo të drejtë themelore të njeriut,e drejta e pronës , e drejta e lëvizjes ,e drejta e punës , e drejta e protestes dhe tani edhe e drejta e informimit dhe liria e shtypit. Fakti që kjo shkelje e rende e lirisë se fjalës po behet ne kohen kur bota po përgatitet te hapet e ti jap fund izolimit tregon se masat e qeverise nuk kanë pasur si qëllim shëndetin e njerëzve por pushtetin e tij .
Ne si te përndjekur politike antikomunistë falë përvojës sonë me diktaturën kemi denoncuar ne mënyrë të vazhdueshme diktaturën qe po aplikohet nen justifikimin e pandemisë dhe besoj se sot pas cenimit drejtpërdrejt e te pa justifikueshëm te lirisë se medies po me justifikimin e pandemisë besoj se edhe me skeptiket e kane kuptuar se nuk behet fjale për mundemi po diktaturë .
Ne dënojmë me indinjatë e neveri këta agresion te radhës se qeverise ndaj te drejtave themelore te njeriut , lirisë se medias ,mbështesim gazetarët e RTV Ora dhe çdo përpjekje për të thene te verteten dhe garantuar lirinë e shtypit te kërcënuar seriozisht nga qeveria
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë