Serbia blen dronët luftarakë të Kinës

Forcat e armatosura të serbisë kanë blerë dronë ushtarakë të cilët pritet të mbërrijnë në destinacion në muajt e ardhshëm. Lajmi është raportuar nga revista ushtarake star and stripes e cila ka cituar mediat lokale.
Serbia pritet të marrë 9 dronë të tipit Chengdu Pterodactyl-1 deri në muajin shkurt të 2020. Sipas mediave serbe pas përmbushjes së porosisë së parë më vonë Serbia mund të marrë dhe 15 dronë të tjerë.
Stars and Stripes thotë se “kjo ëhstë shitja e parë kineze në europë, ku përgjithësisht vendet janë klientë të industrisë ushtarake amerikane dhe europiane”
Në fillim të këtyij viti presidenti serb Aleksander Vucic nënshkropi një mori marrëveshjesh në pekiun të cilat kanë lidhje me projektin infrastrukturor të kinës Belt and Road. Sipas këtyre marrëveshjeve kina pritet të ndërtojë një central energjetik, të shtrojë rrjetin e transmetimit dhe fibra optike, të ndërtojë hekurudha të reja dhe porte në vend.
Pra është e qartë se fuqizimi ushtarak që kina I bën serbisë ka të bëjë me mbrojtjen e aseteve të rëndësishme të Belt and Road në këtë vend, por paralelishjt edhe për tju kundërvënë forcave amerikane dhe të nato në rajon.
“kjo blerje do të fuqizojë ushtrinë serbe e cila do të fitojë kapacitete që nuk I ka pasur në të shkuarën” that ë martën ministry I mbrojtjes së serbisë Aleksander Vulin në një intervistë për mediat shtetërore.
Analisti ushtarak në Beograd Miroslav Lazanski than ë një intervistë televizive se “kinezëet kanë avionë pa pilot të cvilësisë shumë të lartë, ndoshta të dytët në radh pas atyre amerikane. Disa prej tyre janë të kopjuara nga amerikanët por janë shumë efektive dhe të lira në çmim”
Lazanski tha se çmimi ishte një factor shumë I rëndësishëm në këtë vendim.
Avionët Chengdu Pterodactyl-1 kanë karakteristika të pëërafërta me prodhimin amerikan General Atomics MQ-1 Predator dhe MQ-9 Reaper. Këta dronë amerikanëty I kanë shitur në azi, afrikë dhe në lindjen e mesme duke përfshirë emirate, nigerinë, pakistanin, indonezinë, kazakistanin, sauditët, uzbekistanin dhe egjiptin.
Më herët mediate ameriakne kanë paralajmëriar se dronët kinezë janë shitur aty ku ka embargo amerikane duke krijuar një rrjet të këtyre dronëve në vende me tension të alrtë.
Një strategjist ushtarak kinez ka thënë se dronët kinezë kanë aftësitë e atyre amerikanë pro nuk kanë treg. “dronëve kinezë nuk u mungon teknologjia por tregu, the embargo amerikane është një mundësi shumë e mirë”, ka thënë ai.
Duke eksportuar tashmë dhe në europë, kjo do të reflektohet në kompleksin industrial ushtarak të amerikës, çka do të reflektohet në rritjen e presionit ndaj administratës |Trump për të presuar Kinën në këtë temë.