Sekretari amerikan i Mbrojtjes flet me ministrin rus: Dorëzoni armët!

SHBA-ja ka këmbëngulur që Rusia të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, pasi konflikti i nisur në fund të shkurtit vazhdon të intensifikohet.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin foli sot me homologun e tij rus Sergei Shoigu dhe theksoi nevojën që të dyja palët të dorëzojnë armët.

Ai gjithashtu përsëriti rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit, sipas Pentagonit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Kjo është hera e parë që Austin fliste me Shoigu që nga 18 shkurti, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.