Seanca parlamentare,Basha për Indeksin e Studimit të Ligjit: Shqipëria mes Algjerisë dhe Surinamit

Ka nisur seanca parlamentare e kësaj të hënë. I pari që e ka marrë fjalën nga opozita ka qenë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka akuzuar qeverinë se me keqqeverisjen e saj e ka kthyer Shqipërinë në të njëjtat nivele si vende të tilla si Algjeria apo Surinami për indeksin e Sundimit të Ligjit.

Fjala e Bashës:

Pak ditë më parë, “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë.

E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike.

Këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm. Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm cdo lloj teme, mjaft që të që eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve.

Ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë. Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë. Dhe mbi të gjitha atë që qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetojnë cdo ditë, kur përballen me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies: Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por një shtet i kapur nga korrupsioni. Këtë nuk e them unë, por raporti i Transparency International.

Madje kur vjen fjala te korrupsioni, Shqipqëria e drejtuar nga këta mban vendin e 105 në botë. Na kanë renditur midis Zambias dhe Egjiptit. Mozambiku është diku afër. Me këtë nivel korrupsioni mund të hapësh negociata me unionin afrikan. Shqipëria mban vendin 109, rrethuar nga Angola, Mozambiku. Prapë qeveria Rama ngelet në klasë si derri macc.

Dhe kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “Ëorld Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët.

Shikoni, është i vetmi europian në listë. Ky është pozicioni në të cilin mertion të jetë Shqipëria? Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë? Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri.