Salvini rrit pronësinë shtetërore në 5G

ROME (Reuters) – Partia në pushtet e Salvinit deklaroi sot se qeveria italiane do të zgjerojë kopetencat e saj ekskluzive në teknologjinë e re strategjike 5G që do të instalohet në Itali. Reagimi Italian synon zbutjen e shqetësimeve të shprehura me forcë në Shtetet e Bashkuara në lidhje më nënshkrimin e marrëveshjes që Italia do të bëjë me Kinën në këtë javë gjatë vizitës së presidentit kinez. Teknologjia parashikohet të jetë kineze.
Sipas zëdhënësit të Ligës së Salvinit, qeveria do detyrojë të gjitha kompanitë private dhe shteterore të informojnë në lidhje me blerjet e pajisjeve të teknologjisë 5G nga të gjitha kompanitë prodhuese jo anëtare të BE-së.
Mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në mbrëmjen e sotme dhe do miratohen ndryshime në ligj duke garantuar të drejta ekskluzive të qeverisë në sektorin e teknologjsië së 5G.
Kryeministri i majtë Italian Giuseppe Conte do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me presidentin Xi Jinping në lidhje me iniciativën e infrastrukturës së “Rruga e Mëndafshit”
Ndërkohë Liga e Salvini ka shprehur të njëjtat shqetësime në lidhje me këtë memorandum ashtu siç kanë shprehur shqetësime SHBA, BE dhe partnerët e G7.