Salinaji: “Zgjedhjet e brendshme të PS” po zhvillohen me paratë e shtetit

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë nga Korça është shprehur se PS po i zhvillon zgjedhjet me paratë e buxhetit të shtetit. Ai theksoi se qendrat e votimit janë të braktisura.
Ervin Salinaji: “Votimet e PS apo zgjedhjet e brendshme të PS po zhvillohen me paratë e buxhetit. Në qarkun e Korçës pjesëmarrja është shumë më e ulët se ajo çka raportohet nga KQZ. Duke qenë se këto votime farsë zhvillohen me paratë e buxhetit të shtetit, ne kemi njerëzit tanë në QV dhe kontrollojnë gjithçka. Qendrat e votimit janë të braktisura.”
Salianji e konsideroi 30 qershorin një ditë të zezë për demokracinë.
Ervin Salinaji: “Këto zgjedhje e kanë rezultatin e shpallur. Është shpallur para se të zhvilloheshin. KQZ po bën parodi me shifrat. Në Pogradec dhe Kolonjë ka pjesëmarrje shumë të ulët. Në Devoll pjesëmarrja është 3%. Është një ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë. Sot shqiptarët janë ulur dhe kanë kuptuar që betejat për liri nuk janë të lehta. Votimet po i ndjekim vetëm se po zhvillohen me paratë e buxhetit ndryshe nuk do ishim këtu.”