Salianji për Kuvendin e Berishës: Nuk duhet të lëmë marrëzinë të marrë dhenë

Në Selinë Blu është mbledhur Kryesia e partisë dhe pritet që të merren masa disiplinore pas zhvillimit të “Kuvendit të Berishës” në Air Albania. Burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj bëjnë të ditur se gjatë kësaj mbledhjeje deputeti Ervin Salianji e ka konsideruar si të papranueshëm faktin që drejtues të lartë dhe deputetë të PD kanë marrë pjesë në “një takim ku sulmohen përfaqësues të SHBA.

Salianji është shprehur se në themel duhet vendosur interesi i demokratëve.

“E papranueshme qe drejtues të larte dhe deputete te PD jane ne nje takim ku sulmohen perfaqesuesit e ShBA, nga ambasadorja tek zoti Escobar. Nuk duhet te leme marrëzinë të marre dhene. Duhet bere beteje me argument, nuk duhet te rrish i kompleksuar, duhet vendosur ne themel interesi i demokratëve dhe sqarimi ne terren,” tha Salianji