Salianji: Pasuria e grupit PS vlen më shumë se Real Madridi, 400 mln euro

Thirrja e drejtorit të Përgjithshëm i Pastrimit të Parave Arlind Gjokuta në Komisionin e Sigurisë u shfrytëzua nga deputetët për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Në formën e sugjerimit Ervin Salianji, deputeti demokrat i kërkoi Drejtorisë së Pastrimit të Parave të hetojnë pasurinë e anëtarëve të grupit socialist, vlera e të cilës sic tha i kalon 400 milionë euro. Në replikë Ermonela Femaj, kryetarja e Komisionit të Sigurisë sugjeroi hetimin e pasurisë së deputetëve të larguar nga grupi parlamentar i PD-së

Ervin Salianji: Kam parë pasurinë e grupit parlamentar të PS-së dhe në total vlen më shumë se Reali i Madridit, i cili e ka vlerën tek 400 milionë euro. Këta vlejnë më shumë vetëm me pasuritë e deklaruara.

Kur ka pasuri kaq të mëdha publike dhe njerëz që nuk vijnë drejtëpërdrejtë nga biznesi por kanë pasur funksione publike dhe kanë krijuar këtë pasuri të madhe duhet të jetë një nga rastet kur ju duhet të hetoni. E kam sugjerim

Ermonela Felaj: DPP investigon rastin dhe jo individë. Atë e bën prokuroria. Një sugjerim për kolegun. Mbase do jetë nevoja të shikosh dhe pasuritë e atyre që janë larguar nga grupi i PD-së dhe nuk janë më. Jam e sigurtë se s’do ta kesh bërë llogarinë me ata.

Arlind Gjokuta pyetet edhe për financimet ruse të PD. Ai u shpreh se Prokuroria po kryen hetimet.