Salianji: Partia Demokratike është shtëpia e çdo demokrati

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ndarë një foto nga Kuvendi I një dite më parë në Pallatin e Kongreseve.

Salianji shkruan se Partia Demokratike është shtëpia e çdo demokrati. “Partia Demokratike është shtëpia e çdo demokrati”, shkruan ai.

Deputeti Ervin Salianji tha dje se vendimi i marrë për t’u radhitur në krahun e atyre që kanë një aleancë me SHBA-të dhe kundër kultit të individit dhe përdorimit të partisë për të mbrojtur interesa personale ishte më i vyeri i jetës së tij.

Sipas tij, Berisha nuk sakrifikoi egon e tij për PD-në, por kërkon të sakrifikojë këtë të fundit për veten e tij. /Abcnews.al