Salianji nga Korça : “S’mund të pranojmë llumin dhe non-gratat të dëmtojnë PD”

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, këtë të mërkurë është ndalur në Korçë, ku ka zhvilluar takime me të rinj, studentë dhe demokratë, kontribuues ndër vite.

Pas bashkëbisedimit të të rinjve, fjalën e mori Ervin Salianji i cili u shpreh se këtij takimi i janë bashkuar demokratët e vërtetë, ata që kanë punuar dhe nuk kanë përfituar kurrë, edhe pse i quajnë tradhtarë.

 

‘Kjo sallë është zjarr është flakë e mbushur me njerëz që kanë kontribuar për PD. Shikoni përfaqësuesit që kanë luftuar dhëmb për dhëmb me PS, Shihni kontributorët , themeluesit, të gjithë emrat ata që shihni këtu janë kryetar grupseksionesh njerëz që kanë luftuar për PD. Janë bashkuar kryetarët më të mirë. Nuk kanë përfituar kurrë dhe i quajnë tradhtar, i patë ata të Enverit 10 veta për turp. Ne jemi demokratë dhe demokratët duan fitore dhe ky është geni ynë. Ne nuk mund të pranojmë që ish-doganierë apo bastexhinj që më shumë rrinë në burgje kërkojnë të bëhen demokratë. Këta i bashkon llumi, non-grata dhe dëmi që duan t’i bëjnë PD’